Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Zv/kryeministri italian Salvini: I bëtë shqiptarët biftek al sangue…

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Zv/kryeministri italian Salvini: I bëtë shqiptarët biftek al sangue…

Zëvendëskryeministri dhe njëkohësisht ministri i Brendshëm i Italisë, Mateo Salvini, e ka lëshuar sërish mendjen me anë të një statusi në Twitter. Si zakonisht ai ka përmendur shqiptarët, duke thurur një lojë fjalësh, që ndërtojnë kuptimin, herë të një “bifteku të vogël” e herë të një tjetri “al sangue”.

Por çfarë ka dashur të thotë ky personazh, që njihet për vrazhdësinë e racizmin ndaj të huajve, përfshirë shqiptarët. Përpara së të zbërthejmë mesazhin, duhet të sqarojmë se Salvini këto ditë është vënë përballë një skandali që mund ti kushtojë karrierën politike. Prokurorët e Agrixhentos janë në pritje që Senati të japë autorizimin për procedimin penal ndaj Salvinit. Ministri i Brendshëm italian akuzohet pengmarrje të shkallës së rëndë (sequestro di persona aggravato) dhe shpërdorim detyre.

Ai akuzohet se më 16 gusht urdhëroi moszbarkimin e 177 refugjatëve nga një anije e ankoruar në portin e Katanias, duke vënë si kusht që shtetet e tjera të Europës të merrnin një pjesë të emigrantëve. Në fund vetëm Shqipëria dhe Irlanda ranë dakord të merrnin një pjesë të tyre.

Me urdhër të Ministrit të Brendshëm Salvini fëmijët u lanë të dilnin nga anija vetëm në datën 22 gusht, ndërsa të rriturit në datën 26. Ndërkohë autoritetet e Agrixhentos deklaruan se emigrantët në anije kishin përballur me kushte çnjerëzore dhe njëkohësisht hapën hetim për “pengmarrje” në adresë të ministrit Salvini.

Pikërisht sot, me të mësuar se po kërkohet autorizimi për procedimin penal ndaj tij, Salvini, me anë të një statusi që jo gjithkush mund ta kuptojë, u ka kujtuar kundërshtarëve politikë, se në kohën e tyre ata i mbytën shqiptarët në gjak (duket e ka fjalën për tragjedinë e Otrantos – 28 mars 1997), ndërkohë që atë vetë po e akuzojnë për diçka të vogël dhe të papërfillshme. Kujtojmë se në dhjetor 2018 Salvinit ju dërgua një letër kërcënuese që fillimisht kishte shqiptarët si autorë të dyshuar.

Ja dhe statusi në Twitter i Salvinit:

“Të mbysësh instiktin primitiv e vrasës të qenies tënde shqiptare në pjatën ku noton një copë e vetme filetoje, e zhytur në 600 gr krem pastash, kur në të kundërt ke porositur thjesht një fiorentin (biftek) al sangue, ndërkohë që shpretka e fryrë është mbështetur në gjurin tënd dhe lutet…”

“Matteo SalviniⓂ (@salvinimi) Tweeted:

Soffocare l’istinto primordiale omiccida del proprio essere albanese nel piatto dove nuota un unico boccone di filetto dentro600 gr di glassa ponti quando invece hai ordinato semplicemente una fiorentina al sangue, mentre la milza ingonfiata e appoggiata sul tuo ginocchio prega…”

Përktheu dhe përshtati: TIRANA TODAY

Tags: biftekSalvinishqiptaret

TË LIDHURA

Zjarri përfshin kodrat në fshatin Somotinë në Pogradec, era favorizon përhapjen e flakëve
Aktualitet

Zjarri përfshin kodrat në fshatin Somotinë në Pogradec, era favorizon përhapjen e flakëve

19:30 | 17/03/2026
Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë
Aktualitet

Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë

18:33 | 17/03/2026
Nisin zjarret në Bulqizë, flakët përfshijnë zonën e Krajkës
Aktualitet

Nisin zjarret në Bulqizë, flakët përfshijnë zonën e Krajkës

17:13 | 17/03/2026
Next Post
Meta pritet nga homologu gjerman: Rrisim bashkëpunimin e gjithanshëm

Meta pritet nga homologu gjerman: Rrisim bashkëpunimin e gjithanshëm

Video/10 vendet e botës, ku mund të pajisesh me lehtë me një armë

Video/10 vendet e botës, ku mund të pajisesh me lehtë me një armë

Edicioni informativ i datës 19 shkurt 2019, në “Tirana Today”

Edicioni informativ i datës 19 shkurt 2019, në “Tirana Today”







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

20:33 | 11/03/2026




TË FUNDIT

Zjarri përfshin kodrat në fshatin Somotinë në Pogradec, era favorizon përhapjen e flakëve
Aktualitet

Zjarri përfshin kodrat në fshatin Somotinë në Pogradec, era favorizon përhapjen e flakëve

by mirseda
19:30 | 17/03/2026
0

Një vatër zjarri është evidentuar në një kodër të fshatit Somotinë në Pogradec Flakët janë përhapur me...

Izraeli e shpalli të vdekur, komandanti iranian reagon me mesazh: Shtohen dyshimet

Izraeli e shpalli të vdekur, komandanti iranian reagon me mesazh: Shtohen dyshimet

19:19 | 17/03/2026
Macron ndryshon kurs për Hormuzin: Gati për bashkëpunim me SHBA

Macron ndryshon kurs për Hormuzin: Gati për bashkëpunim me SHBA

19:18 | 17/03/2026
Dorëheqja dhe Irani/ Shtëpia e Bardhë: Pretendime të rreme, iranianët të rrezikshëm

Dorëheqja dhe Irani/ Shtëpia e Bardhë: Pretendime të rreme, iranianët të rrezikshëm

19:16 | 17/03/2026
Stuhia e borës dhe “shutdown” paralizojnë aeroportet në SHBA, pa paga që nga 14 shkurti

Stuhia e borës dhe “shutdown” paralizojnë aeroportet në SHBA, pa paga që nga 14 shkurti

18:35 | 17/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com