Shënjestra e atentatit që ndodhi mesditën e djeshme në Vlorë, Armando Sulejmani, i njohur edhe me nofkën “Çipuri”, është prangosur nga Policia e Vlorës. Mbi këtë shtetas rëndon akuza për “armëmbajtje pa leje”.
Hetuesit bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes ku mbetën të vrarë dy persona dhe u plagos 42-vjeçari, u gjet një pistoletë. Hidhen hije dyshimi se arma i përket shënjestrës së atentatit, Armando Sulejmanit. Ndërkohë, në komisariat u shoqëruan edhe persona të tjerë, por më pas janë lënë të lirë.
Armando Sulejmani është personazh i njohur i botës së krimit në Vlorë. Në vitin 2016, ai i kishte shpëtuar një tjetër atentati me armë, ku mbeti i plagosur lehtë në krah. Para 3 vitesh “Çipuri” kishte dalë nga qelia, pasi ka qenë i dënuar për vrasje me 20 vite burg. Ai njihet si anëtar i bandës së Gaxhait.
Atentati në Vlorë/Drejtuesi i mjetit, pjesë e përgjimeve të drogës