PS-ja e Shkodrës ka pësuar ndryshime në radhët e saj, teksa na ndajnë pak muaj para zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. PS i ka “zhveshur” petkun e kryetarit Arvid Osjas, duke pranuar dorëheqjen e tij të paraqitur kohë më parë, ndërsa në krye të PS në Shkodër kanë vendosur Edmond Eminin.
Kështu në vend të Arvid Osjes tanimë kryetari i ri i Partisë Socialiste në Shkodër është komanduar Edmond Emini, i cili aktualisht është drejtues i shtëpisë së të moshuarve në Shkodër, ndërsa këtë pozicion e ka patur edhe para disa vitesh. Sipas burimeve, pritet që këto ditë prezantimi zyrtar të bëhet përpara strukturave të Partisë Socialiste në këtë qytet. Pritet që në pak kohë, ndryshime të ketë edhe në radhët e drejtorëve rajonal që Partia Socialiste ka në Shkodër.