Një video prekëse bën xhiron në rrjetet sociale, ku protagoniste është një vajzë e vogël, e cila i dorëzohet policisë. Ngjarja shokuese ka ndodhur në Florida të SHBA. Një vajzë vetëm 2 vjeç i është dorëzuar policisë, e cila sapo kishte vënë në pranga prindërit e saj. Ngjarja është filmuar nga drejtuesja e një tjetër automjeti.
Forca të shumta policie ndaluan një makinë, ku dyshonin se ishin autorët e vjedhjes së një dyqani. Policia bëri të ditur se kishte informacione, se personat ishin të armatosur dhe operacioni ishte i kujdesshëm.
Ata arrestuan dy persona, burrë dhe grua, të dyshuar si autorë të vjedhjes në dyqan.
Video në fjalë ka shkaktuar reagime të shumta në internet, ç’ka ka detyruar policinë të japë sqarime në lidhje me ngjarjen.