Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Thirrjet drithëruese të 3 fëmijëve: Në shkollë ikim me këpucë të grisura, nuk kemi as banjo për t’u larë

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Thirrjet drithëruese të 3 fëmijëve: Në shkollë ikim me këpucë të grisura, nuk kemi as banjo për t’u larë

“Kur kemi hamë, kur nuk kemi rrimë. Nuk kemi ça të bëjmë. Nuk i kërkojmë gjë mamit, se nuk ka. Një natë ishin ftohur llamarinat dhe ne ishim sëmurë me gribë. Kishim shumë ftohtë. Nuk kemi as ujë, asgjë në këtë shtëpi”,-me këto fjalë tronditëse nis rrëfimin e tij Mario. Është vetëm 14-vjeç, por së bashku me Bresildën 13 vjeçe dhe Xhenin 10 vjeç; janë duke u rritur mes varfërisë së tejskajshme.

Anila Norja jeton në Shijak së bashku me tre fëmijët e saj, veç me një ndihmë ekonomike prej 60 mijë lekësh. Prej kohësh është ndarë nga bashkëshorti, i cili i ka braktisur duke i lënë vetëm, në kushte të mjerueshme. Ku jo pak herë i është vënë edhe jeta në rrezik. 36-vjeçarja me lot në sy thotë se korrenti gati i ka marr jetën vajzës, kjo pasi është i gjithi përtokë.

“Shtëpia është e çarë e gjitha, ka shkëputje gjithandej. Këtu të vësh një divan kalbet nga lagështira. Kur vjen nata ftohen llamarinat sipër. Nga llamarinat ftohet dhoma, si me qenë në frigorifer. Nuk kam çfarë të them. Nuk kam batanije për të fjetur gjumë. Nuk kam rroba të ndërroj dhe të vesh fëmijët. Veç ato që më kanë falur. Unë si nënë nuk kam shkuar njëherë t’i blej një bluzë. E kam pishman të jetës, që nuk i blej dot një triko.

Më shumë rrimë pa ngrënë. Kam shumë borxhe në dyqane. Në verë unë mbledh manaferra, kurse në dimër mbledh mare në pyll. Me 60 mijë lekë në muaj ku të shkoj e ku të mbytem unë. Unë i numëroj ditët si pikat e shiut, që kur do vijë dita t’i marr ato lekë. Vjen fëmija nga shkolla thotë dua bukë. Ça t’i jap? T’i jap duart e mija, nuk kam mundësi.

Asgjë nuk dua prej Zotit, vetëm fëmijët t’i kem mirë. Sikur një dhomë, unë këtu ha, këtu pi këtu rri. As banjë, asgjë nuk kam. Që t’i marr njëherë fëmijët e t’i laj. Duhet të nxjerr jashtë shtëpisë fëmijët që të lahem. Kur laj gocën, i nxjerr çunat jashtë. Këtu në mes të kësaj dhome i laj. Gjithë gjërat këtu i kam.”

Edhe pse janë shumë të vegjël, për këta fëmija jeta është kthyer në mbijetesë. Nuk janë si fëmijët e tjerë, sepse për ta rritja do të thotë vuajtje.

“Nuk kam çantë që të shkoj në shkollë, nuk kam rroba të vesh, nuk kam bukë të ha. Nuk kam këpucë të shkoj në shkollë, iki me këpucë të grisura. Këmbët më lagen nga uji. Shoqet e mija hanë, kurse unë rri e hap sytë. Në shtëpi vetëm librat kam, as lapsa, as fletore, as gomë, as ngjyra, as prerëse. Nuk kam asgjë.”

Gjatë orëve që duhet të luajnë, këta fëmijë duhet të ecin çdo ditë mbi 20 minuta me bidonë të mëdhenj, për të marr ujë. Sepse nuk kanë as për tu larë. E vetmja gjë që kërkojnë është të jenë të barabartë me shokët e tyre.

“Te një dru vendosim bidonët e ujit dhe i mbajmë. Ndonjëherë na japin shokët karrocë, marrim ujin dhe e çojmë prapë. Çfarë do të doje ti më shumë në jetë? Një shtëpi dhe një banjë, që të lahem si gjithë shokët.

Shokët e mi hanë, kurse unë hap sytë. Të paktën të jem dhe unë i barabartë me ata. Ata kanë shtëpi, kanë baba dhe nënë. Unë vetëm mamin kam. Nuk kam ça të bëj, nuk kam ku të punoj. Nuk merr njeri në punë. Kam kërkuar, por nuk më kanë marr. Je i vogël më thonë. Pse do ti të punosh? Të mbaj familjen dhe me bukë thatë, se nuk kam ça të bëj. Do mbledh kanaçe. Është jetë e vështirë shumë.”

Është fondacioni “Fundjavë Ndryshe” i cili ka publikuar thirrjen tronditës të familjes Norja. Ndërsa apelojnë që të gjithë së bashku të ndihmojmë që jeta e këtyre fëmijëve të ndryshojë./ TIRANA TODAY

TË LIDHURA

Sherr me grushte dhe sende të forta mes të rinjve në Korçë, një i plagosur
Aktualitet

Sherr me grushte dhe sende të forta mes të rinjve në Korçë, një i plagosur

11:08 | 14/04/2026
SPAK kërkon pushimin e hetimeve për 6 episode të shpërdorimit të detyrës për Elvis Roshin
Aktualitet

SPAK kërkon pushimin e hetimeve për 6 episode të shpërdorimit të detyrës për Elvis Roshin

10:40 | 14/04/2026
Rama: Kemi kaluar nga Shqipëria që përpiqej të mbijetonte, në atë që përmirësohet
Aktualitet

Rama: Kemi kaluar nga Shqipëria që përpiqej të mbijetonte, në atë që përmirësohet

10:36 | 14/04/2026
Next Post
Pedagogët e filologjikut paralajmëruan grevë, ministrja: Do kontrollojmë doktoraturat e tyre

Pedagogët e filologjikut paralajmëruan grevë, ministrja: Do kontrollojmë doktoraturat e tyre

Zëri i Amerikës: Opozita bëhet gati për zgjedhje të parakohshme

Zëri i Amerikës: Opozita bëhet gati për zgjedhje të parakohshme

Botuesit kundër taksave për librin: Nuk është mall dosido

Botuesit kundër taksave për librin: Nuk është mall dosido







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

BBC: Policia greke po i përdor për të larguar të tjerët nga kufiri vendas, përdorin dhunë dhe sulme
Analizë

BBC: Policia greke po i përdor për të larguar të tjerët nga kufiri vendas, përdorin dhunë dhe sulme

by mirseda
11:10 | 14/04/2026
0

Hetimet e BBC kanë zbuluar se autoritetet greke kanë rekrutuar emigrantë si “mercenarë” për të kryer kthime...

Sherr me grushte dhe sende të forta mes të rinjve në Korçë, një i plagosur

Sherr me grushte dhe sende të forta mes të rinjve në Korçë, një i plagosur

11:08 | 14/04/2026
Sulm me armë zjarri në një shkollë në Turqi, plagosen 16 persona, 7 prej tyre nxënës

Sulm me armë zjarri në një shkollë në Turqi, plagosen 16 persona, 7 prej tyre nxënës

11:05 | 14/04/2026
SPAK kërkon pushimin e hetimeve për 6 episode të shpërdorimit të detyrës për Elvis Roshin

SPAK kërkon pushimin e hetimeve për 6 episode të shpërdorimit të detyrës për Elvis Roshin

10:40 | 14/04/2026
Rama: Kemi kaluar nga Shqipëria që përpiqej të mbijetonte, në atë që përmirësohet

Rama: Kemi kaluar nga Shqipëria që përpiqej të mbijetonte, në atë që përmirësohet

10:36 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com