Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Studentët i përgjigjen Ramës: Ata që duan të rikthehen në mësim, kanë frikë sepse i kërcënon ti

6 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Studentët i përgjigjen Ramës: Ata që duan të rikthehen në mësim, kanë frikë sepse i kërcënon ti

Studentët e kanë zhvendosur protestën e tyre në ambientet e universiteteve. Prej disa ditësh ata kanë vendosur të ngujohen nëpër fakultete. Janë studentë nga Universiteti i Ekonomikut, Drejtësisë, Politeknikut, Arkitekturës. Ata shprehen për Tirana Today se do të vazhdojnë deri në fund, edhe nëse kjo do të thotë të humbasin vitin akademik.

“Unë jam e gatshme të shkoj deri në fund, deri në plotësimin e pikave tona. Nuk ka protestë pa pasoja dhe në rastin më të keq që të digjet viti akademik, përsëri ne do të sakrifikojmë. Pasi është një kauzë shumë e rëndësishme për arsimin. Mirëpo, deri sa ne kemi mbështetjen e pedagogëve, do ta zgjidhim me ata. Pasi është një gjë që zgjidhet.”

Ditën e sotme, kryeministri Rama nëpërmjet një postimi në Twitter, tha se studentët që po bojkotojnë mësimin, janë duke i “penguar brutalisht shumicës” mundësinë për të vazhduar mësimi normal. Por, sipas studentëve ata të cilët po protestojnë janë shumica. Dhe sipas tyre, studentët të cilët kërkojnë të rikthehen në mësim, kryesisht e bëjnë sepse kanë frikë. Kjo pasi siç ata thonë për Tirana Today, kanë marr kërcënime nga qeveria.

“Dhe ata studentë të cilët janë të pakët në numër, fryma e tyre na mbështet neve. Ata janë thjesht të keqinformuar dhe kanë frikë nga të gjitha presionet që po i bëhen. Nga z.kryeministër, nga shteti, nga policia. Kjo pasi ndër të tjera i kërcënojnë studentët që do t’i heqin nga puna prindërit. Dhe kështu me të drejtë disa studentë mendojnë që ardhja në mësim është zgjedhja më e mirë. Por, nuk është kështu. Ne duhet të vazhdojmë deri në fund me kauzën tonë.”

“Ka pasur studentë të cilët kanë dashur të hyjnë në mësim. Por, shumica e tyre pasi kanë dëgjuar argumentet janë bindur. Dhe më shumë se 95% e tyre janë bindur dhe janë aty në protestë. Kurse atyre pak studentëve që kanë kërkuar të bëjnë mësim, pedagogët i kanë thënë që shumica është në protestë dhe se ata nuk kanë të drejtë morale që të bëjnë mësim.”

Studentët vazhdojnë të jenë të vendosur për të mos hequr dorë nga kërkesat e tyre. Madje sipas tyre ky është momenti më kritik, i cili do të vendosë të ardhmen e arsimit në Shqipëri.

“Bojkoti do të vazhdojë deri në plotësimin ose daljen e një pakti të ligjshëm nga qeveria. Sepse ajo VKM-ja mund të hidhet poshtë shumë lehtë. Asnjë pikë e kërkesave tona nuk është zgjidhur siç duhet. Përkundrazi, kryeministri është tallur me ne.”

“Do të vazhdojmë me bojkotin total të mësimit. Kryeministri ka lëshuar pe, por jo aq sa duhet. Dhe është duke matur durimin e studentëve. Por, protesta do të vazhdojë deri në atë pikë që kryeministri të lëshojë pe aq sa duhet. Presioni ndaj qeverisë me këtë lloj proteste është i jashtëzakonshëm. Dhe nëse ai nuk lëshon pe, peri do të këputet.” TIRANA TODAY

TË LIDHURA

Zjarri prej 5 ditësh në Dukat, rrezikohet Parku i Llogarasë – ndërhyrje nga ajri
Aktualitet

Zjarri prej 5 ditësh në Dukat, rrezikohet Parku i Llogarasë – ndërhyrje nga ajri

09:19 | 10/07/2025
Gjeni trupin e kapitenit Arben Anamali pas 48 orësh kërkime – rrezikoi për të shpëtuar dy turistë
Aktualitet

Gjeni trupin e kapitenit Arben Anamali pas 48 orësh kërkime – rrezikoi për të shpëtuar dy turistë

09:12 | 10/07/2025
Prodhimi i qumështit ndjek rënien e blegtorisë, në 2024 u grumbullua 6,6% më pak
Shqipëria

Prodhimi i qumështit ndjek rënien e blegtorisë, në 2024 u grumbullua 6,6% më pak

08:10 | 10/07/2025
Next Post
Demi Rose nuk i lë vend imagjinatës, publikon fotot e para për vitin 2019

Demi Rose nuk i lë vend imagjinatës, publikon fotot e para për vitin 2019

VOA nxjerr përgjimet: Punësimet në burgje me urdhër të zyrtarëve të PS

VOA nxjerr përgjimet: Punësimet në burgje me urdhër të zyrtarëve të PS

E dhimbshme/ Portieri i ekipit kosovar punon në ndërtim për të siguruar bukën e gojës

E dhimbshme/ Portieri i ekipit kosovar punon në ndërtim për të siguruar bukën e gojës

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Zjarri prej 5 ditësh në Dukat, rrezikohet Parku i Llogarasë – ndërhyrje nga ajri
Aktualitet

Zjarri prej 5 ditësh në Dukat, rrezikohet Parku i Llogarasë – ndërhyrje nga ajri

by mirseda
09:19 | 10/07/2025
0

Prej pesë ditësh, një zjarr i përmasave të mëdha vijon të djegë sipërfaqe të gjera në Malin...

Gjeni trupin e kapitenit Arben Anamali pas 48 orësh kërkime – rrezikoi për të shpëtuar dy turistë

Gjeni trupin e kapitenit Arben Anamali pas 48 orësh kërkime – rrezikoi për të shpëtuar dy turistë

09:12 | 10/07/2025
Prodhimi i qumështit ndjek rënien e blegtorisë, në 2024 u grumbullua 6,6% më pak

Prodhimi i qumështit ndjek rënien e blegtorisë, në 2024 u grumbullua 6,6% më pak

08:10 | 10/07/2025
Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

08:04 | 10/07/2025
Parashikimi i motit për sot, 10 korrik 2025

Parashikimi i motit për sot, 10 korrik 2025

08:01 | 10/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com