Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Çështja Cakaj/ Këshilli i Ambasadorëve ka një kërkesë për kryeministrin Rama

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Çështja Cakaj/ Këshilli i Ambasadorëve ka një kërkesë për kryeministrin Rama

Gent Cakaj është emri më i përfolur tashmë në politikën shqiptare, i cili u refuzua të dekretohej si ministër i Jashtëm nga presidenti Meta.

Tashmë ka reaguar edhe Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, i cili i bën thirrje kryeministrit Rama që ta rivlerësojë kandidaturën e ministrit në fjalë.

“Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vëren se kandidatura e përzgjedhur nga Kryeministri Rama për të emëruar Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, Zoti Gent Cakaj, ka ngjallur një shqetësim të madh në një pjesë të gjerë të opinionit publik, përfshirë edhe shumicën e anëtarëve të këtij Këshilli. Ky lloj kontestimi, i pashembullt për asnjë nga ministrat e jashtëm të Republikës së Shqipërisë gjatë këtyre 29 vjetëve demokraci, mbështetet në perceptimin publik të personalitetit të Zotit Caka si pa cilësitë e nevojshme profesionale për të mbajtur barrën e një detyre të tillë më rëndësi kombëtare. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i bën thirrje Kryeministrit Rama ta rivlerësojë kandidaturën e ministrit në fjalë, duke mbajtur më mirë parasysh interesin publik dhe kombëtar”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Deklarata e Këshillit të Ambasadorëve

Kohët e fundit Kryeministri i Shqipërisë ka ndërmarrë disa ndryshime të rëndësishme në qeverinë që ai drejton, përfshirë këtu edhe shkarkimin e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Zotit Ditmir Bushati dhe propozimin për në këtë post të zëvendësministrit aktual, Zotit Gent Caka. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vlerëson se është krejtësisht në të drejtën politike dhe kushtetuese të Kryeministrit të bëjë ndryshime në qeveri, në përputhje me vlerësimet që ai ka lidhur me arritjet apo dobësitë e njërit apo tjetrit nga ministrat. Por Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë tërheq vëmendjen me shqetësim te fakti se Kryeministri nuk ka kryer detyrimin e tij kushtetues për të bërë transparencën mbi arsyet që e kanë shtyrë atë të shkarkojë posaçërisht ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme. Nevoja për një transparencë të tillë buron nga roli specifik që ka institucioni i ministrit të jashtëm në përmbushjen e objektivave strategjike të shtetit shqiptar në këtë periudhë.

Viti 2019 do të jetë veçanërisht i ngarkuar me sfida për diplomacinë tonë dhe në përgjithësi për politikën e jashtme të Republikës së Shqipërisë. Më kryesoret e këtyre sfidave janë marrja e vendimit për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian nga ana e Këshillit Euopian në fund të pranverës së ardhshme, përfundimi i shtyrë tej çdo parashikimi i marrëveshjes për kufirin detar me Greqinë, përgatitje intensive, nëpërmjet ngritjes së infrastrukturës së përshtatshme për marrjen e Kryesisë së Rradhës së OKB-së në vitin 2020, ndërtimi i një mirëbesimi të gjerë ndërkombëtar për të fituar të drejtën e anëtarit të përkohshëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për vitin 2022, gjë që kalon përmes një votimi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Përballimi i këtyre sfidave disa nga të cilat janë thelbësisht të reja për politikën, diplomacinë dhe administratën e shtetit tonë, do të duhet të bëhet krahas kryerjes së detyrave të tjera dinamike që shtron zhvillimi në rritje i bashkëpunimit ndërkombëtar, për ta forcuar rolin e Shqipërisë në mbështetje të paqes e të stabilitetit në rajon e në botë, duke e vënë njëheras politikën e jashtme më mirë në shërbim të një politike të brendshme zhvillimore, në përgjigje të aspiratave të shoqërisë shqiptare për rritje të mirëqënies, thellim të demokracisë dhe konsolidim të shtetit të së drejtës.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vëren se kandidatura e përzgjedhur nga Kryeministri Rama për të emëruar Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, Zoti Gent Cakaj, ka ngjallur një shqetësim të madh në një pjesë të gjerë të opinionit publik, përfshirë edhe shumicën e anëtarëve të këtij Këshilli. Ky lloj kontestimi, i pashembullt për asnjë nga ministrat e jashtëm të Republikës së Shqipërisë gjatë këtyre 29 vjetëve demokraci, mbështetet në perceptimin publik të personalitetit të Zotit Caka si pa cilësitë e nevojshme profesionale për të mbajtur barrën e një detyre të tillë më rëndësi kombëtare. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i bën thirrje Kryeministrit Rama ta rivlerësojë kandidaturën e ministrit në fjalë, duke mbajtur më mirë parasysh interesin publik dhe kombëtar.

TË LIDHURA

Vodhi një shumë parash dhe dy celularë në një banesë
Aktualitet

Vodhi një shumë parash dhe dy celularë në një banesë

15:04 | 04/06/2025
Aksident në uzinën e ferrokromit në Elbasan
Aktualitet

Aksident në uzinën e ferrokromit në Elbasan

14:45 | 04/06/2025
Kontrasti në Shqipëri, Ulen kostot e ndërtimit, por rriten çmimet e apartamenteve
Ekonomi

Kontrasti në Shqipëri, Ulen kostot e ndërtimit, por rriten çmimet e apartamenteve

14:43 | 04/06/2025
Next Post
“Të hënën nis mësimi”/ Rektorati i Politeknikut nxjerr njoftimin, tregon datat e zëvendësimeve

“Të hënën nis mësimi”/ Rektorati i Politeknikut nxjerr njoftimin, tregon datat e zëvendësimeve

Vjedhja e depos së armëve në Pashaliman, reagon FA: Rasti nuk ka dëmtuar sigurinë

Vjedhja e depos së armëve në Pashaliman, reagon FA: Rasti nuk ka dëmtuar sigurinë

FOTO/ Mes borës e të ftohtit, sakrificat e ‘padukshme’ të punonjësve të OSHEE

FOTO/ Mes borës e të ftohtit, sakrificat e ‘padukshme’ të punonjësve të OSHEE

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025




TË FUNDIT

Gjendja e Michael Schumacher 12 vite pas aksidentit tragjik
Sport

Gjendja e Michael Schumacher 12 vite pas aksidentit tragjik

by mirseda
15:06 | 04/06/2025
0

12 vite pas aksidentit të rëndë ndërkohë që bënte ski, legjenda e Formula 1, Michael Schumacher, vazhdon...

Vodhi një shumë parash dhe dy celularë në një banesë

Vodhi një shumë parash dhe dy celularë në një banesë

15:04 | 04/06/2025
GJYSMËFINALJA E LIGËS SË KOMBEVE! Gjermania pret Portugalinë

GJYSMËFINALJA E LIGËS SË KOMBEVE! Gjermania pret Portugalinë

15:01 | 04/06/2025
Panik në Këln! Autoritetet zbulojnë 3 bomba të Luftës së Dytë Botërore

Panik në Këln! Autoritetet zbulojnë 3 bomba të Luftës së Dytë Botërore

14:58 | 04/06/2025
Ndrekë Shkjezi, mjeshtri i roleve të karakterit

Ndrekë Shkjezi, mjeshtri i roleve të karakterit

14:55 | 04/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com