Pas lëvizjes së Metës lidhur me Gent Cakajn, ka komentuar kryeministri Ramush Haradinaj. Ky i fundit ka folur shkurt, pasi ka zgjedhur që të mos përfshihet në këtë debat të ‘famshëm’.
“Unë e dua Shqipërinë pa kushte dhe e kam shumë mik Ilir Metën. Por me komentu një vendim të tillë jo”, ka thënë Haradinaj.
Dje presidenti Meta refuzoi dekretimin e Cakajt, me pretendimin se nuk i plotëson të gjitha kushtet për të qenë në postin e ministrit, pasi ka mungesë besueshmërie.
Më tej, Presidenti dha si arsyetim mungesën e përvojës si dhe i quajti të rrezikshme dhe destruktive deklaratat e Cakajt pro korrigjimit të kufijve të Kosovës.
Meta tha se qëndrimet e tilla bien ndesh me ato që ka shteti i Shqipërisë.