Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Sërish në protestë/ Pas tymueseve studentët paralajmërojnë surprizën për Ramën (VIDEO)

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Sërish në protestë/ Pas tymueseve studentët paralajmërojnë surprizën për Ramën (VIDEO)

Pas përfundimit të festave të fundvitit, studentët i janë rikthyer protestave. Gjatë ditës së sotme ata braktisën auditorët dhe u mblodhën para ambienteve të Kryeministrisë. Për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre. Kjo pasi sipas tyre drafti “Pakti për Universitetin” i hartuar nga qeveria nuk përmbush pikat e kërkuara. Ata shprehen për Tirana Today se edhe përgjysmimi i premtuar nga kryeministri vlen vetëm për nivelin bachelor. Ndërkohë ata kërkojnë përgjysmim për të gjitha nivelet e studimit.

“Po e nis që nga pika e parë e cila ka qenë përgjysmimi i tarifave. Kërkesa jonë ka qenë shumë e qartë, ne duam përgjysmimin për të gjitha nivelet e studimit. Ajo që ka bërë z.Rama, është përgjysmimi i tarifës për bachelor por për këtë vit. Ndaj vitin tjetër ne nuk e dimë nëse do vazhdojë ky përgjysmim apo jo.

Gjithashtu kryeministri ka harruar pa përmendur votën studentore, e cila aktualisht është 10%. Pra, ne nuk jemi të përfaqësuar në dyert e fakultetit. Privati do të vazhdojë sërish të marr para publike. Rritja e buxhetit nuk ka ndodhur, ka ngelur po i njëjtë. Në mos edhe mund të ulet. Si edhe kërkesa e rrëzimit të ligjit për arsimin e lartë. Edhe nëse z.Rama të përgjysmojë tarifat me këtë që ka bërë, ai bie në kundërshtim të plotë me ligjin e arsimit të lartë.”

Edhe pse protesta e studentëve gjithmonë është karakterizuar nga tone paqësore, ditën e sotme u krijuan disa tensione. Kjo pasi një grup të rinjsh hodhën tymuese në drejtim të policëve dhe godinës së Kryeministrisë.

“Këtë herë ne do të vijmë ndryshe, do të ketë shumë surpriza. Siç i bën Rama surprizat e veta, edhe ne do t’i bëjmë. Gjithçka do të mbetet për tu parë, edhe pse asnjëherë nuk do të ketë dhunë. Por, duke qenë se kryeministri është artist, ne do t’i sjellim një protestë artistike.”

Teksa prej fillimit të muajit dhjetor mësimi nuk është duke u zhvilluar nëpër fakultete, normalisht në muajin shkurt duhej të fillonte edhe sezoni i provimeve. Por, ky i fundit duket se do të shtyhet.

Ku sipas studentëve pa plotësimin e pikave ashtu si ata i kërkojnë, nuk do të rinisë mësimi. Edhe nëse kjo do të thotë humbje e vitit akademik. Studentët thonë për Tirana Today se nuk do ta paguajnë as tarifën e shkollës, duke rrezikuar kështu edhe futjen në krizë buxhetin e universiteteve.

“Tarifa e masterit nuk është përgjysmuar absolutisht. Ajo vazhdon të jetë ekstremisht e lartë. Ndaj ne nuk do të hyjmë as në provime dhe as nuk do t’i paguajmë tarifat. Të paktën jo pa u kryer plotësimi i kërkesave tona. Siç ne i kemi kërkuar dhe jo siç pretendon kryeministri se i ka plotësuar.”

“Për sa kohë ai nuk i plotëson kërkesat nuk do të ketë asnjë studentë në dyert e auditorëve. Bojkot nuk do të thotë vetëm brenda dyerve të fakulteteve. Por, bëhet fjalë edhe për bojkot tarifash. Universitetet nuk do të marrin asnjë lekë prej nesh dhe duhet ta llogarisin vetë se çfarë krize mund të hasin.”

“Sezoni i provimeve duhet të shtyhet sepse ne nuk kemi realizuar asnjë nga provimet që kemi. Dhe kështu as tarifën nuk kemi pse ta paguajmë. Janë disa studentë që e shfrytëzojnë shumë këtë situatë, pasi nuk duan të shkojnë në leksione apo seminare. Por, janë dhe ata të tjerët që luftojnë. Sepse nuk kanë mundësi për t’i paguar tarifat që janë shumë të larta.”

“Ne nuk do të paguajmë jo vetëm gjysmën, por asnjë lloj tarife. Pa u plotësuar më parë kërkesat tona.”

“Ne kemi kërkuar që të bojkotohet mësimi nga çdo student që e ndjen veten që është me ne. Shumica jemi këtu dhe kemi rënë dakord që të veprojmë në këtë mënyrë. Unë nuk e paguaj tarifën, as nuk kam plan të futem në shkollë fare.”/ TIRANA TODAY

TË LIDHURA

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët
Aktualitet

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Kriza e mbetjeve në Elbasan, zjarr, plehra dhe korrupsion
Aktualitet

Kriza e mbetjeve në Elbasan, zjarr, plehra dhe korrupsion

21:40 | 10/11/2025
Shqipëria, një nga korridoret kryesore të kontrabandës në Evropë
Aktualitet

Shqipëria, një nga korridoret kryesore të kontrabandës në Evropë

21:37 | 10/11/2025
Next Post
Pas gafës qesharake, portieri i Kirghizistanit bëhet i ‘famshëm’ në të gjithë botën (Video)

Pas gafës qesharake, portieri i Kirghizistanit bëhet i ‘famshëm’ në të gjithë botën (Video)

Henri Cili shet gazetën MAPO, blihet nga kryebashkiaku i …

Henri Cili shet gazetën MAPO, blihet nga kryebashkiaku i ...

Dita e 65/ Balliu nga Unaza e Re: Sovrani jep ultimatum ose dorëzohu, ose rrëzohu

Dita e 65/ Balliu nga Unaza e Re: Sovrani jep ultimatum ose dorëzohu, ose rrëzohu







JU REKOMANDOJMË

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025




TË FUNDIT

Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!
Showbizz

Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

by mirseda
22:36 | 10/11/2025
0

Elton Ilirjani ka ngritur shqetësimin për gjendjen e këngëtares Parashqevi Simaku, duke deklaruar se ajo rrezikon të...

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Kriza e mbetjeve në Elbasan, zjarr, plehra dhe korrupsion

Kriza e mbetjeve në Elbasan, zjarr, plehra dhe korrupsion

21:40 | 10/11/2025
Shqipëria, një nga korridoret kryesore të kontrabandës në Evropë

Shqipëria, një nga korridoret kryesore të kontrabandës në Evropë

21:37 | 10/11/2025
Larje hesapesh? Përl*shje mes bandave shqiptare, tre persona të lënduar

Larje hesapesh? Përl*shje mes bandave shqiptare, tre persona të lënduar

20:58 | 10/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com