Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Më preve në besë”, motra anulon fluturimin në Londër dhe surprizon vëllanë në Tiranë

7 vjet ago
in Kryesore, Kuriozitete, Stil, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
“Më preve në besë”, motra anulon fluturimin në Londër dhe surprizon vëllanë në Tiranë

Ajo kishte ardhur nga Italia për “çliruar” vëllanë e saj nga një peng. Përmes rubrikës “Ka një mesazh për ty” në programin “E diela shqiptare”, Miranda surprizoi vëllanë e saj Dhimitrin. Disa vite më parë ai kishte marrë kredi në bankë për të ngritur disa sera, por puna nuk kishte ecur ashtu siç ishte parashikuar dhe përmbarimi kishte shkuar t’i sekuestrojë shtëpinë. Ishte pikërisht motra e tij Miranda ajo që i kishte paguar të gjithë borxhin dhe vëllai i saj kishte lënë peng shtëpinë në emër të saj. Fakti që kishin kaluar 4 vite dhe Dhimitri nuk i kishte kthyer paratë e bënte atë borxhli ndaj motrës së tij. Por sot në prag të Vitit të Ri ajo bëri gjestin human dhe i fali vëllait të saj 24 milionë Lekë që kishte paguar për të.

“Kam ikur pa lejen e fëmijëve dhe ata nuk e dinë se ku jam. Vajza e vogël para 4 ditësh më priste në Londër, mendoj që vajza më ndjek dhe i uroj nipit të bëhet 100 vjeç. Prindërit e mi sot nuk jetojnë më, por unë jam e kënaqur që ata kanë nxjerrë në dritë 14 fëmijë. Ndonjëri thotë janë shumë… Nëna ime ka lindur 12 fëmijë dhe dy vajza ia ka gjetur babait tim, por unë i kam motra ato dhe nuk i ndajmë asnjëherë. Jemi rritur me fukarallëk të madh, nëna ka bërë shumë sakrifica, na ka rritur me gjakun e trupit. Unë jam fëmija i 10-të. Jam martuar shumë e vogël, kam lindur dy fëmijë dhe jam ndarë nga burri në moshë të re. Fëmijët i kam rritur vetë. Kam qenë pa mbështetje sepse në atë kohë ishte turp të ndaheshe nga burri. Vëllai i madh Ilia më ka ndihmuar shumë më ka mbajtur si vajzën e tij. Gjatë periudhës së rrëmujave kam ikur në Itali me skaf bashkë me vajzat. Kisha frikë të rrija në Elbasan sepse isha në një lagje ku kishte shumë banda. Fillimisht kam shkuar në Genova. Në Itali jeta ime ka shkuar shumë mirë. Për dy vite nuk kam patur marrëdhënie me familjen në Shqipëri sepse mendonin shumë keq. Pasi ka ardhur vëllai im i madh Ilia në Itali dhe ka parë ku jetoja, atëherë u hapën dyert e mia me familjen në Shqipëri. Me mamanë flisja fshehurazi, ajo më lutej të kthehesha. Disa vite më vonë jam martuar me një italian dhe jeta vazhdoi. Kam një vëlla që e kam pikë të dobët sepse ka qenë me një rrogë, Dhimitër quhet. E kam ndihmuar djalin e tij me punë. Arriti të ndërtojë një shtëpi. Pas disa kohësh nipi u kthye në Shqipëri. Vëllai donte të ndërtonte disa sera dhe mua nuk më tha gjë sepse i vinte zor të më kërkonte. Këto sera nuk i ecën dhe ndodhet debitor me 24 milionë Lekë dhe banka do ti sekuestronte vilën. Fola me vëllanë dhe nuk më tregoi. Marr në telefon vëllanë e madh dhe ai më tregoi. Mora sërish vëllanë që do t’i sekuestonin shtëpinë dhe fillimisht nuk më tregoi. Kam ardhur brenda 12 orëve  dhe me paratë që kisha për familjen time kam shlyer borxhin e vëllait. Nuk i kam thënë asgjë, ia përfundova të gjithë borxhin. Nga turpi ai më ka lënë peng tapinë e shtëpisë ku jeton sot. Ma ka lënë mua derisa t’më kthejë mua borxhin.

Vëllai im e ka bërë këtë vetëm se ne jemi familje shumë korrekte ndaj njëri-tjetrit. Kanë kaluar 4 vite dhe ai nuk më ka kthyer paratë dhe e ka vuajtur shumë këtë. Ndaj unë kam ardhur këtu për t’i thënë vëllait tim dhe djalit të tij Ervisit të jenë të lumtur dhe me mua nuk ka asnjë borxh. 24 milionë Lekët ia fal, nuk dua t’ia di fare. Sa më bëjnë vëllezërit nuk më bën leku”, tha Miranda.

Dhimitri i surprizuar nuk priste të shihte motrën dhe nuk i fshehu emocionet që përjetoi kur ajo i tha se nuk i ka asnjë borxh asaj.

Dhimitri: Më preve në besë. Më ka bërë surprizë mua ajo sepse me mua ka vuajtur shumë.

Miranda: Miti të më falësh 100 herë që të gënjeva. Të them të drejtën kam ardhur vetëm të të bëj ty të lumtur sot. Nuk dua të të shof dhe të dëgjoj të më thuash jam kokëulur para teje. Ti e more borxhin të ecje përpara. Motra ka sjellë me vete tapinë e shtëpisë. Vetëm korrektesa jote që nuk doje të ishe borxhli me mua ka bllokuar tapinë e shtëpisë në emrin tim. Vëlla i dashur ne jemi në prag të festave. Për Krishtlindje të urova me një mesazh, ndërsa sot motra të bën të lumtur dhe sa të jem gjallë nuk do t’iu le të vuani. Dua të marrësh një noter, shtëpia nga sot e tutje është e jotja dhe borxhi me mua është zero.

Dhimitri: Faleminderit. Motra bën për vëllain, vëllai s’para bën shumë për motrën./tvklan.al

TË LIDHURA

Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit
Aktualitet

Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

21:29 | 20/04/2026
Peshkopi, u tërhoq 500 metra zvarrë nga kali, humb jetën 67-vjeçari
Aktualitet

Peshkopi, u tërhoq 500 metra zvarrë nga kali, humb jetën 67-vjeçari

21:18 | 20/04/2026
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe: Më e mira është përpara
Aktualitet

Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe: Më e mira është përpara

20:49 | 20/04/2026
Next Post
‘Dorëzohet’ Vuçiç: Politika ime për Kosovën ka dështuar

Heqja e kufirit Kosovë-Shqipëri tërbon serbët: Ilegale, plan për bashkim

Kim Jong Un: Kam një buton bërthamor, SHBA-të nën rrezen time

Kim Jong-un ka një zotim, tregon çfarë do të bëjë në 2019-ën

Stine i jep fund lidhjes: Nuk mbetet gjë tjetër veçse…

Stine i jep fund lidhjes: Nuk mbetet gjë tjetër veçse...







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

16:27 | 17/04/2026




TË FUNDIT

Sara Hoxha për Ledion Liçon: “Është fituesi i çdo sezoni të Big Brother-it”
Showbizz

Sara Hoxha për Ledion Liçon: “Është fituesi i çdo sezoni të Big Brother-it”

by mirseda
23:53 | 20/04/2026
0

Në festën e organizuar nga Top Channel pas përfundimit të "Big Brother VIP 5", Sara Hoxha, drejtuesja...

Argjira largohet nga “She’s On Top”, ja kush e zëvendëson…

Argjira largohet nga “She’s On Top”, ja kush e zëvendëson…

21:52 | 20/04/2026
Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

21:29 | 20/04/2026
Kupa e Shqipërisë, katër skuadra synojnë finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë, katër skuadra synojnë finalen e madhe

21:27 | 20/04/2026
“Kjo nuk është lojë”, Magyar thirrje Zelenskyt: Tubacioni Druzhba duhet të hapet

“Kjo nuk është lojë”, Magyar thirrje Zelenskyt: Tubacioni Druzhba duhet të hapet

21:24 | 20/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com