Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Rrënimi i opozitës”/Pas largimit nga Këshilli Bashkiak, Topollaj: Basha do të privatizoj PD-në, Kryemadhi me Veliajn

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, TT, W-Instant
“Rrënimi i opozitës”/Pas largimit nga Këshilli Bashkiak, Topollaj: Basha do të privatizoj PD-në, Kryemadhi me Veliajn

Pas dorëzimit të mandatit të këshilltarit bashkiak të Partisë Demokratike, Fabian Topollaj bën thirrje që edhe anëtarët e tjerë të bëjnë të njëjtën gjë. Kjo sepse sipas tij është e vetmja mënyrë për të përfaqësuar ata që e kanë zgjedhur.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Topollaj rendit disa nga arsyet që e bënë të merrte këtë vendim, ku ndër të tjera citon politikën manipuluese që sipas tij përdor Erion Veliaj dhe pengesa që i ka bërë Partia Demokratike për të bërë detyrën e opozitarit.

“Unë mendoj që largimi nga institucionet është e vetmja formë që i ka mbetur çdo këshilltari të opozitës për të përfaqësuar zgjedhësit e vetë. Përballë unë kam pasur një njeri i cili ka arritur të korruptojë pothuajse të gjithë sistemin mediatik, politik, shoqëror dhe gjyqësor. Por, kjo do të ishte vetëm gjysma e të keqes nëse në krah do të kisha një formacion politik, i cili e ka seriozisht për t’i dhënë fund kësaj të keqe. Sepse është një e keqe shumë e madhe”, shprehet Topollaj.

Në një intervistë për Tirana Today, ish-përfaqësuesi i Partisë Demokratike flet për situatën në të cilën ndodhet opozita. Ku sipas tij është e papranueshme që kjo e fundit mbështet përfaqësuesin kryesor të mazhorancës në bashkinë më të madhe, Erion Veliajn.

Tirana Today- Kur ju thoni që Partia Demokratike iu ka penguar, për çfarë e keni fjalën?

Topollaj- “Opozita formale nuk është duke bërë realisht punën e saj. Arsyet mund të jenë të shumta, një është paaftësia por edhe kompromentimi që mund të ketë opozita. Unë nuk e imagjinoj dot që drejtues të opozitës vetëm 6 muaj larg zgjedhjeve lokale, të dalin publikisht dhe të mbrojnë kandidatin kryesor të qeverisë në bashkinë kryesore të vendit.  Kryetarja e LSI-së publikisht gjatë kësaj periudhe ka mbrojtur Erion Veliajn.

Opozita aktuale më tepër duket sikur pret t’i vij radha për të ardhur në qeverisje dhe për të shfrytëzuar maksimalisht këtë sistem. Dhe jo të të përfaqësojë interesin e qytetarëve.”

Tirana Today- Pas dorëzimit të mandatit tuaj, patët një reagim nga z.Basha?

Topollaj- “Nuk mbaj kontakte me z.Basha. Nuk ishte e nevojshme të më pyeste. Unë arsyet pse e lashë mandatin i kam bërë publike dhe nuk ka pasur arsye pse z.Basha të ketë qenë i paqartë.”

Tirana Today- Ju thoni që anëtarësia e PD-së, nuk e do kryetarin e vetë. Ku e bazoni këtë gjë?

Topollaj- Zgjedhjet që bëri z.Basha brenda partisë për atë që ai e quan proces i rikonfirmimit në krye të PD-së; kanë qenë zgjedhje me një pjesëmarrje jashtëzakonisht të ulët të anëtarësisë së Partisë Demokratike. Fakti që pjesa dërrmuese e demokratëve nuk u paraqitën tregon refuzimin e tyre për mënyrën sesi po bëhen gjërat në këtë parti. Partia Demokratike qëllimin tani ka që ajo të drejtohet nga z.Basha. Dhe për mua ky është një gabim gordian, i cili nuk mund të ndreqet.

Tirana Today- Nëse do të largohej z.Basha nga kryesia e Partisë Demokratike, sipas jush cili duhet të marr drejtimin?

Topollaj- “Kjo botë nuk mund të fillojë e mbarojë me një emër të vetëm, siç është Lulzim Basha. Unë nuk mendoj që ka një që mund ta zëvendësojë dhe ta bëjë punën shumë mirë. Unë mendoj që ka shumë njerëz të aftë për të drejtuar opozitën. Nuk kam ndonjë emër konkret, pasi kjo është një lojë politike.

Nëse do të jem përballë një situate që do të duhet të zgjedh me votën time drejtuesin e opozitës, unë sigurisht do të shoh se kush vetëoforohet dhe do të zgjedh atë që është më i miri. Por, problemi është se ne nuk jemi në një situatë të tillë. Ne jemi në situatën që në Partinë Demokratike nuk ka më zgjedhje. Lulzim Basha kërkon ta ketë të gjithën për vete.”/ TIRANA TODAY

TË LIDHURA

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament
Politikë

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

22:05 | 11/03/2026
Protesta e opozitës: Parlamenti blindohen me gardh metalik
Aktualitet

Protesta e opozitës: Parlamenti blindohen me gardh metalik

20:53 | 11/03/2026
Skandal ushqimor në Tiranë: Bllokohen 738 kg pulë dhe 329 kg djathë
Aktualitet

Skandal ushqimor në Tiranë: Bllokohen 738 kg pulë dhe 329 kg djathë

20:21 | 11/03/2026
Next Post
Flet kirurgu që operoi Ina Nukun: Si e ‘krijuam’ gishtin e saj nga pjesët e trupit

Flet kirurgu që operoi Ina Nukun: Si e ‘krijuam’ gishtin e saj nga pjesët e trupit

Korruptonin gjyqtarët, pranga avokatit dhe laçianit

Korruptonin gjyqtarët, pranga avokatit dhe laçianit

Video/ UBD-ja jugosllave dha 20 milionë dollarë për destabilizimin e Shqipërisë

Video/ UBD-ja jugosllave dha 20 milionë dollarë për destabilizimin e Shqipërisë







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament
Politikë

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

by mirseda
22:05 | 11/03/2026
0

Pak minuta më parë deputetët socialist kanë marrë një mesazh nga kryetari i grupit Taulant Balla për...

BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

22:05 | 11/03/2026
Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

21:57 | 11/03/2026
Zelensky: E paralajmërova presidentin Trump për një Luftë të Tretë Botërore

Zelensky: E paralajmërova presidentin Trump për një Luftë të Tretë Botërore

21:47 | 11/03/2026
Lufta në Lindjen e Mesme rrit çmimet, Greqia merr masa emergjente

Lufta në Lindjen e Mesme rrit çmimet, Greqia merr masa emergjente

21:42 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com