Një automjet ka shpërthyer në flakë pranë Kopshtit Botanik në Tiranë. Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe policia. Shpërthimi ka qenë tepër i fuqishëm, thonë banorët e zonës.
Dyshohet se automjetit mund t’i jetë vendosur tritol. Sipas informacioneve paraprake, në flakë ka shpërthyer edhe një makinë e dytë. Nuk ka të dhëna për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.