Studentët nuk kanë ndërmend që të tërhiqen nga protestat, pavarësisht plotësimit të një prej kërkesave nga ana e Ministrisë së Arsimit.
Ishte ministrja Nikolla e cila deklaroi pak çaste më parë se qeveria do shfuqizojë që sot VKM për nenin 4 për provimet e mbartura. Por studentët janë të pakënaqur dhe kërkojnë që çdo gjë të konkretizohet nga një shkresë zyrtare.
Ata po kështu kanë kërkuar uljen e tarifave, pasi e kanë të pamundur që ti përballojnë këto shpenzime.