Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini postoi në rrjetet sociale një letër kërcënuese që ishte dërguar në drejtim të tij. “Ke 3 shqiptarë pas qafe, do ekzekutohesh, je derr, gay”-shkruhej në letër. Salvini ka zgjedhur ta ndajë letrën në rrjetet sociale, duke ironizuar edhe gramatikën e keqe. Krahas letrës së publikuar nuk ngurron t’i dërgojë puthje e përqafime personave që ia dërguan.
Por studiuesja e Departamentit të Gjuhëve të Universitetit të Bolonjës, Enkelejda Shkreli është shprehur se kjo letër e rëndë nuk është shkruar nga një shqiptarë. Ajo shprehet e sigurt, jo se është detektive, por se është shqiptare dhe mbi të gjitha i njeh njerëzit e saj kur ata flasin apo shkruajnë gjuhen italiane.
Prof. Shkreli, përmes faqes së internetit albanianews.it, i dërgoi një letër Ministrit të Brendshëm Matteo Salvini. Për t’i thënë atij se nuk është e drejtë që komuniteti i saj të vihet në shënjestër.
“Kam vënë re vulën e zarfit “Bolonjës “, dhe pastaj pasi që unë jam shqiptare, dhe unë jetoj në Bolonjë, ndjeva detyrim të reagoj. Dhe jo vetëm për këtë fakt, por sepse jam një gjugëtare dhe ju përmendët gabimet gramatikore. Një shqiptar kur gabon gramatikën e Italisë, gabon në dyfish ose në artikuj. Gabimi ‘ai’ për ‘hai’, është tipik i italianit popullor. Tipik “një italian i paedukuar i cili ka dialektin për gjuhën amtare.
Shkreli thotë se përdorimi nga një shqiptarë i shprehjeve si “l’italianissima locuzione ‘puntati su di te’, është i pamundur. “Jo i dashur, këto nuk janë shprehjet tona. Dhe përsëri, “metafora e derrit me brirë” nuk është shqiptare dhe nuk është pjesë e gjuhës sonë të zemërimit.”
Përgjigjja e saj mbyllet me një ftesë dhe një përshëndetje për Krishtlindje. “Nuk do të jetë një letër e botuar në mënyrë të papërgjegjshme, që të shqetësojë një bashkëjetesë dy mijëvjeçare midis dy popujve.” TIRANA TODAY