Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Institucionet bënë ‘zero’ përpjekje për arkëtimin e garancisë 85 milion USD të Albpetrol

7 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Institucionet bënë ‘zero’ përpjekje për arkëtimin e garancisë 85 milion USD të Albpetrol

Një raport auditi i Kontrollit të Lartë të Shtetit nxjerr në pah se institucionet shqiptare kanë bërë pak për të arkëtuar garancinë bankare, e cila u ofrua në vitin 2012 nga një kompani e lidhur me biznesmenin famëkeq Rezart Taçi për privatizimin e Albpetrol.

Në shtator 2012, një kompani e quajtur Vetro Silk Road Equity Ltd, bëri një ofertë prej 850 milionë USD për privatizimin e Albpetrol. Kjo ofertë nuk u materializua, pasi kompania e regjistruar në Singapor nuk e bëri pagesën për privatizimin e kompanisë shtetërore të nxjerrjes së naftës, duke çuar në dështimin e tenderit të privatizimit.  Oferta e Vetro Silk Road Equity Ltd mbështetej nga një garanci bankare prej 85 milion USD,  nga American Chartered Bank në Çikago

Gjashtë vjet pas dështimit të këtij tenderi publik ndërkombëtar, Kontrolli i Lartë i Shtetit shprehet se institucionet shqiptare nuk kanë bërë përpjekje domethënëse për të arkëtuar qoftë edhe pjesërisht garancinë e ofertës së shpallur fituese prej 85 milionë USD.

“Institucioni i Avokaturës së Shtetit ka pasur dijeni për mos arkëtimin e garancisë së privatizimit, në vlerën prej 85 milionë Euro nga kompania Vetro Energy PTE Ltd” që nga viti 2012. Deri tani, ky institucion, ende nuk ka marrë asnjë veprim ligjor, në bashkëpunim me ish- METE, ish-MZHETTS, tashmë Ministria e Financave dhe Ekonomisë, për arkëtimin e kësaj vlere,” shkruan KLSH.

Oferta e Vetro Energy për Albpetrol ishte më shumë se dyfishi i vlerësimit të kompanisë amerikane Patton Boggs, e cila e kishte çmuar Albpetrolin në një vlerë 300 milionë dollarë.

Në një konferencë për shtyp me 5 tetor 2012, Biznesmi Rezart Taçi deklaroi se ai është pjesë e konsorciumit që ka fituar tenderin për privatizimin e Albpetrolit

Sipas të dhënave të bëra publike Vetro Energy ishte 51 % nën pronësinë e YPO Holdings –një kompani nën pronësinë e Taçit e regjistruar në Singapor, dhe 49 % në pronësi të fondit amerikan të investimeve Silk Road Equity.

Nga viti 2008 deri në vitin 2013, Taçi zotëroi një paketë kontrolluese në rafinerinë ARMO, kohë gjatë së cilës kjo kompani akumuloi borxhe të shumta ndaj tatimeve, doganave dhe institucioneve shtetërore.

Një investigim i BIRN i botuar në maj 2016, hedh dritë se si biznesmeni Rezart Taçi përvetësoi qindra milionë dollarë me anë të ‘mashtrimit, evazionit fiskal dhe kredive të këqija,’ duke shkatërruar kompaninë e rafinimit të naftës bruto ARMO – ndërkohë që institucionet dhe krerët e shtetit bënin një sy qorr./BIRN/

Tags: 85 milionAlbpetrolarkëtiminbënëe garancisëinstitucionetperpjekjeusdzero

TË LIDHURA

Shpërthimi me tritol ndaj makinës së agjentit të krimeve, arrestohet  autori i dyshuar në Lezhë
Aktualitet

Shpërthimi me tritol ndaj makinës së agjentit të krimeve, arrestohet autori i dyshuar në Lezhë

09:35 | 17/03/2026
Drogë dhe para të pa deklaruara, dy të arrestuar në Muriqan
Aktualitet

Drogë dhe para të pa deklaruara, dy të arrestuar në Muriqan

09:02 | 17/03/2026
PD organizon komunikimin digjital, ja kush janë anëtarët e grupit të ri
Politikë

PD organizon komunikimin digjital, ja kush janë anëtarët e grupit të ri

22:36 | 16/03/2026
Next Post
“Topi i Artë”/Zbulohet fituesi, diferencë e frikshme me vendin e dytë

“Topi i Artë”/Zbulohet fituesi, diferencë e frikshme me vendin e dytë

Taksa 100%/ Haradinaj ‘nuk lëshon pe’ as pas takimit me Hahn, kushti që i vendos Serbisë

Taksa 100%/ Haradinaj ‘nuk lëshon pe’ as pas takimit me Hahn, kushti që i vendos Serbisë

FIFA i bën jehonë me një pyetje suksesit të Kosovës: Sa ka pa u mposhtur?

FIFA i bën jehonë me një pyetje suksesit të Kosovës: Sa ka pa u mposhtur?







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

20:33 | 11/03/2026




TË FUNDIT

Sulmet izraelite në Teheran, në shënjestër zyrtari i lartë iranian Ali Larixhani
Bota

Sulmet izraelite në Teheran, në shënjestër zyrtari i lartë iranian Ali Larixhani

by mirseda
09:43 | 17/03/2026
0

Izraeli ka vënë në shënjestër Ali Larixhanin, një nga zyrtarët më të lartë të sigurisë në Iran,...

Shpërthimi me tritol ndaj makinës së agjentit të krimeve, arrestohet  autori i dyshuar në Lezhë

Shpërthimi me tritol ndaj makinës së agjentit të krimeve, arrestohet autori i dyshuar në Lezhë

09:35 | 17/03/2026
Lufta mes shteteve të Gjirit, çmimi i naftës rritet sërish në rreth 100 dollarë për fuçi

Lufta mes shteteve të Gjirit, çmimi i naftës rritet sërish në rreth 100 dollarë për fuçi

09:22 | 17/03/2026
“I urrej luftërat më shumë se çdokush”, Trump: Nëse nuk do ta kishim sulmuar Iranin, ata do…

“I urrej luftërat më shumë se çdokush”, Trump: Nëse nuk do ta kishim sulmuar Iranin, ata do…

09:13 | 17/03/2026
Ekuadori fushë betejë mes ushtrisë dhe bandave, qeveria dërgon 75 mijë trupa në terren

Ekuadori fushë betejë mes ushtrisë dhe bandave, qeveria dërgon 75 mijë trupa në terren

09:10 | 17/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com