Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Torturat e policëve grekë ndaj shqiptarëve, Kalaja: Po i vrasin si krerë bagëtish

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri
Torturat e policëve grekë ndaj shqiptarëve, Kalaja: Po i vrasin si krerë bagëtish

Në 3 gusht 2016, Pëllumb Marnikollaj shkoi në komisariatin “Ano Patissia” në Athinë për të kryer procedurën e detyrimit të paraqitjes. Por, në atë ditë fatale, 28-vjeçari do të futej për të mos dalë më i gjallë prej andej. Vdekja e Marnikollaj është një prej shumë rasteve të ndodhura në burgjet e Greqisë, të cilat edhe sot e kësaj dite mbeten ende të pasqaruara.

Gazetari Aulon Kalaja solli nëpërmjet një dokumentari një investigim të bërë prej tij,  mbi vrasjen e lezhjanit Marnikollaj. Sipas tij, kjo është një ngjarje e rëndë që kriminalizon drejtpërdrejtë policinë greke. Ai tregon për Tirana Today se disa policë grekë i torturojnë shqiptarët në mënyra nga më të ndryshmet dhe se në rastin e Marnikollajt ata e kanë dhunuar më parë e më pas mund ta kenë hedhur nga dritarja për alibi.

“Në Greqi ekziston një mënyrë e të pyeturit të të ndaluarve afër një dritareje. Ku fillimisht oficerët e policisë i ngarkojnë akuza për të cilat ata edhe mund të mos i kenë njohur. Por, për shkak se dosjet janë të pazbardhura, policët ia ngarkojnë një personi të caktuar për të dalë dhe më efiçente puna e tyre. Ndërkohë që personi nuk e pranon, ata e afrojnë te dritarja. Fillimisht i nxjerrin kokën, i bëjnë presion duke i thënë që do e hedhin. Më vonë i nxjerrin trupin e më pas e mbajnë të varur.

Ekspertiza mjeko-ligjore shqiptare është tërësisht kontradiktore me atë greke. Por, edhe ajo shqiptare ka të meta, ndaj unë intervistova një ekspert krejt të pavarur, z.Bardhyl Çipi. Dhe ai si një profesionist që është, vjen rreth versionit të asaj çka themi neve. Hedhja nga lartësia mund të ketë ndodhur, por fillimisht ai është dhunuar deri në pikën e vdekjes. Dhe më pas policia për të sajuar shkakun e ngjarjes, e ka marr Marnikollajn dhe e ka hedhur nga kati i dytë i Komisariatit. Duke thënë që donte të arratisej dhe u hodh.”

Kalaja akuzon si bashkëpunëtore me policinë greke edhe Ambasadën Shqiptare, e cila sipas tij është inekzistente për emigrantët shqiptarë. Ndërkohë që numri i shqiptarëve të vrarë në Greqi është afro 178.

“Ambasada Shqiptare atje nuk ka asnjë lloj force, është inekzistente. Është një ambasadë e cila dhe për rastin e Marknikollajt nuk e ka njoftuar familjen. E vërteta është që Ambasada Shqiptare bashkëpunon me policinë greke, të paktën në këtë rast. Se përse e bën, nuk e di. Përsa i përket shtetit shqiptar, politika në tërësi është shumë servile ndaj Greqisë.”

Gazetari shprehet për Tirana Today se ajo që kërkon të përcjellë me dokumentarin e tij, është një ndërgjegjësim që të mos ketë më shqiptarë të vdekur nga policia greke. Kjo sepse siç edhe ai thotë, nëse situata vazhdon e njëjtë e nuk merren masa, numri i të vrarëve veç do të rritet.

“Policia greke ka një pushtet të pakufishëm, ndaj kushtet janë shumë të vështira për të burgosurit shqiptarë. Shqiptarët janë të pambrojtur në Greqi, janë viktima të racizmit, dhunës policore, të gardianëve të burgut dhe të ushtrisë greke. I dimë dhe rastet që janë vrarë shqiptarë në pikat kufitare. Po na vriten njerëzit si krerë bagëtish në Greqi, kjo është historia e shqiptarëve atje. Teksa në çdo vend të botës komisariati i policisë është vendi më i sigurt, për shqiptarët komisariatet në Greqi janë një mallkim.”/TIRANA TODAY

Tags: grekeKalajakrerë bagëtishpolicëveshqiptarëve

TË LIDHURA

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

22:37 | 14/02/2026
ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese
Aktualitet

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali
Aktualitet

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Next Post
Balla i sulet Bashës: Ty duhet të të hetojmë diplomën o jurist mediokër. Pse akuzon pa prova?

Akuzat e Bashës, reagon Balla: Lulzim nuk bëhet buxheti 7×7=42

NATO mbështet korrigjimin e kufijve Kosovë-Serbi

NATO mbështet korrigjimin e kufijve Kosovë-Serbi

Kush e fiton festivalin “Kënga Magjike” sipas Encës

Kush e fiton festivalin “Kënga Magjike” sipas Encës







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

by mirseda
22:37 | 14/02/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi tregoi në emisionin “Terminal” në A2CNN disa detaje lidhur me skenarin...

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

20:07 | 14/02/2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com