Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Derbi i ‘çmendur’ i Londrës, dy përmbysje, sherr masiv dhe festa e Arsenal (Video)

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha

Arsenal ka mposhtur Tottenhamin 4-2 në një ndeshje të ‘çmendur’ të zhvilluar në Emirates.  Ndeshja ishte një nga më të bukurat e viteve të fundit, me gola, kartonë të kuqë e të verdhë, sherr mes lojtarëve dhe spektakël. Festa në fund u takoi të besuarve të Emery, të cilët gjetën forcën të përmbysin ndeshjen pasi Tottenham u kishte kthyer rezultatin brenda pjesës së parë.

Arsenal bën një start fantastik të ndeshjes dhe në minutën e 10’ kln në avantazh me golin e Pierre-Emerick Aubameyang. Sulmuesi nga Gaboni ka zhbllokuar rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë. Arbitri Mike Dean akordoi penalltinë pas prekjes së topit me dorë të Jan Vertonghen.

Në minutën e 30’ reagon Tottenham, që deri në atë moment ishte në gjumë. Eric Dier barazoi rezultatin pas krosit të bukur të Eriksen. Pas golit pati një sherr masiv në anësore të fushës pasi Dier provokoi tifozët.

Katër minuta më vonë arbitri akordon një tjetër penallti pas rrëzimit të Son brenda zonës. Ishte Harry Kane ai që nuk fali përpara Leno-s. Tottenham, megjithëse pa meritë, arrin të përmbysë brenda katër minutave.

Pas pushimit është përsëri Arsenal ekipi më superior në fushë dhe Aubameyang barazon rezultatin në minutën e 56’ pas një goditjeje fantastike në hyrje të zonës. Vendasit marrin zemër dhe ushtrojnë presion mbytës ndaj Spurs, që duken të lodhur në fushën e lojës. Dhe në minutën e 77’ erdhi goli i merituar i avantazhit. Ishte Alexandre Lacazette ai që goditi nga distanca një top që pasi devijohet përfundon në rrjetë.

Fati ndihmon më të mirë dhe Arsenal ka treguar se e meriton më tepër se Tottenham. Vetëm një minutë më pas, Torreira ka vulosur fitoren e Topçinjve me një gol të bukur nga brenda zonës. Në minutën e 85’ Vertonghen del nga loja me karton të kuq pas një faulli të tmerrshëm ndaj Lacazette.

E vetmja gjë pozitive për miqtë është rekordi i Harry Kane i cili tashmë ka shënuar 8 gola në derbin e Londrës, askush nuk ka më tepër se ai.

Tags: “topçinjtë”derbidy përmbysjefestojnëfundLondrësVideo

TË LIDHURA

Sport

Përplasja Ronaldo-Jorge Jesus/ Ylli portugez akuzon trajnerin: E theu fjalën që më kishte dhënë

22:06 | 06/10/2026
Sport

Liga e Kombeve/ Asllani i shënon San Marinos dhe ngre peshë kuqezinjtë në ”Air Albania”

21:15 | 06/10/2026
Sport

Liga e Kombeve: Ndeshjet Kroaci-Spanjë dhe Angli-Republikë Çeke LIVE sonte në 20:45

20:43 | 06/10/2026
Next Post

Protesta te Unaza e Re/ Basha: Po dhunohen banorët

VIDEO/I jashtëzakonshëm Alisson, por ajo që bën mbrojtësi rrallë ndodh

Dueli i ‘hekurt’ fitohet nga Wilder, Fury dy herë në tapet (Video)







JU REKOMANDOJMË

“Akademike e shquar”/ Berisha uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Suksese

09:47 | 07/10/2026

Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë,videoja bëhet virale

09:36 | 07/10/2026

Kryeministri Rama përkujton viktimat e 7 tetorit: Kujtesa të mos i dorëzohet kurrë indiferencës

09:28 | 07/10/2026

SHBA paralajmërojnë amerikanët për murtajën në Rusi: Largohuni menjëherë!

09:13 | 07/10/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

by mirseda
09:59 | 07/10/2026
0

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes me shumicë dhe pakicë të karburanteve në...

“Akademike e shquar”/ Berisha uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Suksese

09:47 | 07/10/2026

Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë,videoja bëhet virale

09:36 | 07/10/2026

Kryeministri Rama përkujton viktimat e 7 tetorit: Kujtesa të mos i dorëzohet kurrë indiferencës

09:28 | 07/10/2026

SHBA paralajmërojnë amerikanët për murtajën në Rusi: Largohuni menjëherë!

09:13 | 07/10/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com