Emri i tij i plotë është Alfredo Xhejms Paçino. Lindi më 25 prill 1940, në Brons të Nju Jorkut, në një familje italio-amerikane. Prindërit e tij u divorcuan kur ai ishte 2 vjeç. Gjyshërit e së ëmës kishin ardhur në SHBA nga Korleone, qendra e mafias italiane Cosa Nostra.
Paçino pati që në adoleshencë interes për të aktruar, dhe më vonë u pranua në Liceun e Arteve. Megjithatë, ishte një student i dobët, mbeti në shumicën e lëndëve, dhe e braktisi shkollën në moshën 17 vjeçare. E ëma nuk u pajtua me vendimin e tij; ata u zunë dhe ai iku nga shtëpia.
I mbetur i pastrehë, detyrohet të bëjë çdo lloj pune me paga të ulëta postier, faturino, kujdestar për të moshuarit etj, për të financuar studimet e tij në aktrim. Njeriu kyç që e njohu me botën e kinemasë ishte aktori Çarli Laugtën.
Paçino pajtohet më të emën, vetëm pak ditë para se ajo të ndërronte jetë më 1962. Ai i kaloi vitet në vazhdim në një varfëri ekstreme dhe depression, gati për të vrarë veten. Hyri në borxhe tek shokët për shpenzimet jetike, kaloi netë të tëra duke pirë alkool, dhe për disa vite pati shumë pak progres drejt karrierës së aktrimit, të cilën po e ndiqte me obsesion. Derisa erdhi ngjitja, që nuk ndali më. Al Paçino nuk është martuar asnjëherë, mgjithëse është babai i 3 fëmijëve. Pasuria e tij vlerësohet në 145 milionë dollarë. Në pjesën e parë të filmit legjendar “Kumbari” në vitin 1972, u pagua vetëm 35 mijë dollarë. Sot për çdo film fiton mesatarisht 10 milionë dollarëa.