Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Protestë para Kryeministrisë, studentët kërkojnë përgjysmim të tarifave

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Protestë para Kryeministrisë, studentët kërkojnë përgjysmim të tarifave
Një grup studentësh protestuan të enjten para kryeministrisë, ku kërkuan uljen e tarifave të studimit në universitetet publike dhe e nxitën qeverinë të rrisë buxhetin për arsimin në Shqipëri.

Me thirrjet “ulni tarifat” dhe “rritni buxhetin” disa qindra studentë marshuan të enjten nga korpusi i universitetit drejt kryeministrisë, ku i parashtruan qeverisë tre kërkesat e tyre.

Studentët kërkuan përgjysmim të tarifave, rritje të buxhetit për universitetet publike, si dhe krijimin e një enti publik që do të menaxhojë botimin e librave universitarë.

Të zemëruar nga barra e lartë financiare për shkollimin e tyre, korrupsioni në auditore përmes blerjes së notës dhe shitjes së detyruar të librave nga pedagogët, protestuesit e akuzuan qeverinë Rama se i ka harruar studentët dhe i ka nxjerrë ata nga lista e prioriteteve.

Studentët i quajtën të pabaza argumentet e qeverisë se nuk ka para për rritjen e buxhetit në arsim.

“Jemi kundër zhvatjes që po na bëhet. Një qeveri që ka 40 milionë euro për dy km rrugë, duhet t’i ketë po aq për arsim publik, cilësor dhe të përballueshëm për të gjithë,” tha Klodi Leka, aktivist studentor nga lëvizja “Për Universitetin”.

Në protestën që zgjati rreth dy orë, studentët u ankuan se tarifat aktuale vënë në vështirësi financiare familjet e tyre, ndërsa të ardhurit nga rrethet përballen me konvikte në gjendje të mjerueshme dhe çmime të kripura qiraje në kryeqytet.

“2015 është viti kur në Shqipëri vdiq universiteti. Realisht vdiq, me ligjin e arsimit të lartë,” tha në protestë aktivisti Dardan Konjufca.

“Tarifa jonë është zhvatje, tarifa për të cilën paguajmë për studimet është vjedhje. Këta po na vjedhin në çdo hap,” shtoi ai.

Protestës së studentëve iu bashkuan edhe pedagogë, të cilët përgjatë viteve të fundit kanë ngritur zërin duke kërkuar rritje të pavarësisë së universitetit dhe përmirësim të cilësisë së tij.

“Ata na duan të paarsimuar dhe të keqarsimuar. Pse? Sepse kështu ne nuk kuptojmë poshtërsitë e tyre,” akuzoi pedagogu Arlind Qori, ndërsa qindra pjesëmarrësit brohoritën “turp”, “turp”, “turp”.

Një tjetër student tha me pesimizëm se degradimi aktual i jetës universitare në Shqipëri po i detyron të rinjtë shqiptarë të largohen nga vendi, pavarësisht se disa prej tyre duan ta ndërtojnë jetën e tyre në atdhe.

“Gjithë studentët po mundohen të ikin jashtë shtetit. Se këtu nuk po gjejnë asnjë lloj mundësie. Unë jam qytetar shqiptar. Unë nuk dua të largohem nga vendi im. Dua të studioj në vendin tim, të arsimohem në vendin tim,” u shpreh ai./ Reporter.al

Tags: kërkojnëpara KryeministrisëpërgjysmimprotesteStudentëttë tarifave

TË LIDHURA

Arratisja e Altin Ndocit, mister: targat e “Audi”-t ishin vjedhur disa ditë më parë
Aktualitet

Arratisja e Altin Ndocit, mister: targat e “Audi”-t ishin vjedhur disa ditë më parë

20:43 | 13/01/2026
Salianji shton takimet në bazën e PD-së, Berisha: Janë personale
Politikë

Salianji shton takimet në bazën e PD-së, Berisha: Janë personale

20:23 | 13/01/2026
Berisha: “Piramidat gabim, populli na ndëshkoi.”
Politikë

Berisha: “Piramidat gabim, populli na ndëshkoi.”

18:30 | 13/01/2026
Next Post
“Ndrikull, ruaj gishtat”, Berisha del blof e fshin postimin. Ja fotoja e rëndë e efektives që humbi gishtat

“Ndrikull, ruaj gishtat”, Berisha del blof e fshin postimin. Ja fotoja e rëndë e efektives që humbi gishtat

Sandër Lleshi “zbarkon” në Gjirokastër

Voton Kuvendi, Sandër Lleshi zyrtarisht Ministër i Brendshëm

Skandali/ Mësuesja përdhunonte nxënësin dhe i fikte cigaret në trup

Skandali/ Mësuesja përdhunonte nxënësin dhe i fikte cigaret në trup







JU REKOMANDOJMË

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

19:49 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Kristi përplaset me Brikenën; ajo: “Nuk mund të më manipulojë”. Mateo: “Nuk e përdor për show”
Showbizz

Kristi përplaset me Brikenën; ajo: “Nuk mund të më manipulojë”. Mateo: “Nuk e përdor për show”

by mirseda
22:56 | 13/01/2026
0

Pas diskutimeve për raportin e Mateos me Brikenën, kristi ka debatuar me banoren duke u shprehur se...

Keisi: Miri porosiste lule për dashnoret, banorja: “Turp të kesh”.

Keisi: Miri porosiste lule për dashnoret, banorja: “Turp të kesh”.

22:14 | 13/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026
Arratisja e Altin Ndocit, mister: targat e “Audi”-t ishin vjedhur disa ditë më parë

Arratisja e Altin Ndocit, mister: targat e “Audi”-t ishin vjedhur disa ditë më parë

20:43 | 13/01/2026
Salianji shton takimet në bazën e PD-së, Berisha: Janë personale

Salianji shton takimet në bazën e PD-së, Berisha: Janë personale

20:23 | 13/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com