E hënë, 24 Janar, 2022
-0.5 C
Tirana

Skandali/ Mësuesja përdhunonte nxënësin dhe i fikte cigaret në trup

Skandalet seksuale me të mitur menjëherë marrin vëmendjen e opinionit publik. Skandalet janë akoma më të forta kur janë në marrëdhënie ndërvarësie si ajo mësues nxënës.

Problemi i madh i abuzimit me fëmijët në shkollë është sepse nxënësit ndjehen të pafuqishëm. Në shumë vende të botës pushteti është akoma i mësuesit.

Nxënësit kanë frikë të raportojnë, gjithashtu shpeshherë janë të manipuluar nga abuzuesit që të mos tregojnë asgjë.

Këto ditë media po ndjek me vëmendje një tjetër rast të abuzimit me fëmijët që po shqyrtohet në gjykatë.

Një mësuese pranoi se kishte  kryer marrëdhënie seksuale me një nxënësin e saj. Gjithashtu ajo i kishte fikur nxënësit cigare në trup dhe e kishte kërcënuar atë që mos tregonte asgjë.

Media australiane “news.com” shkruan se mësuesja Sonia Mackay, 43-vjeçe u përball sot me Gjykatën e Rrethit Adelaide në Australi. Ajo u deklarua fajtore për shfrytëzimin e vazhdueshëm seksual të një fëmije 17-vjeçar në vitin 2017.

Mackay i kërkoi falje prindërve të nxënësit të saj në gjykatë. “Më vjen shumë keq për veprimet e mia”, tha ajo. “Nëpërmjet veprimeve të mia të pahijshme kam sjellë shqetësim të madh për nxënësin  dhe familjen e tij.” TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Sulm ajror në burgun e Jemenit, të paktën 70 të vrarë

Të paktën 70 njerëz u vranë në një sulm ajror në një burg, dhe të paktën tre fëmijë vdiqën në një bombardim të veçantë,...

Shtetet e Bashkuara pezullojnë 44 fluturime të linjave ajrore kineze

Qeveria e Shteteve të Bashkuara njoftoi të premten pezullimin e 44 fluturimeve ajrore të katër kompanive kineze nga Shtetet e Bashkuara drejt Kinës. Pezullimi...

Caktohet data për zgjedhjet në FSHF

FSHF u ka dhënë fund dilemave, pasi është caktuar data e zgjedhjeve për president. Federata Shqiptare e Futbollit, i ka dhënë fund dyshimeve rreth...

Kosova sërish vend i rrezikut të lartë për Gjermaninë

Varianti Omikron ka shtuar ndjeshëm shifrat e infektimeve në Kosovë. Nga dita e dielë (23.01; 00:00) Kosova futet sërish në listën e vendeve të...

Armët vdekjeprurëse amerikane mbërrijnë në Ukrainë

Rreth 90 ton "ndihma vdekjeprurëse" nga SHBA-ja kanë mbërritur në Ukrainë, mes tensioneve për grumbullimin e trupave ruse në kufi. Kjo ishte dërgesa e...