gamdom girişjojobet girişjojobet girişsiteye gitJojobet GirişJojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Meta takon Zaev, ja çfarë diskutuan për Greqinë

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Meta takon Zaev, ja çfarë diskutuan për Greqinë

Gjatë vizitës zyrtare në Shkup, Presidenti i Republikës Ilir Meta u takua me Kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev. Presidenti e përgëzoi Zaev për përparimin e shënuar nga vendi i tij, si dhe vuri në dukje shpresën dhe dëshirën që Marrëveshja e Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit të përfundojë sa më shpejt dhe me sukses.

“Është me rëndësi përfundimi me sukses i Marrëveshjes së Prespës. Kjo do të mundësonte jo vetëm anëtarësimin zyrtar të Maqedonisë në NATO, por do të ndihmonte edhe marrjen e një vendimi të favorshëm në qershor për procesin integrues europian, duke shënuar sukses për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, paqen dhe stabilitetin e mbarë rajonit tonë”, u shpreh Presidenti Meta.

Presidenti i Republikës theksoi gjithashtu se: “Shqipëria është e angazhuar për respektimin e të drejtave të pakicës maqedonase”, ndërsa vlerësoi se është me rëndësi bashkëpunimi i qeverive të dy vendeve tona në kuadër të Procesit të Berlinit.

Presidenti Meta dhe Kryeministri Zaev theksuan rëndësinë e forcimit të përpjekjeve në rrugën e reformave për çeljen e negociatave qershorin e ardhshëm me Bashkimin Europian. Duke e falenderuar Kryeministrin Zaev për atmosferën pozitive të krijuar për shqiptarët në Maqedoni, Presidenti Meta vuri në dukje kënaqësinë që po merr pjesë në festimet zyrtare e Ditës Kombëtare të Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Shkup.

“Kongresi i Manastirit dhe Alfabeti i Gjuhës Shqipe shënojnë ngjarje tepër të rëndësishme dhe historike, sepse sollën dhe mundësuan bashkimin e shqiptarëve dhe ndihmuan për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 1912-n”, nënvizoi Presidenti i Republikës.

Fjala e Zaev

Ndërsa Kryeministri i Maqedonisë Zaev vuri në dukje se Maqedonia tashmë po kalon procese të rëndësishme reformuese duke pasur si objektiv krijimin e një “shoqërie shumetnike për të gjithë” me të drejta dhe trajtim të barabartë për të tërë qytetarët e saj.

“Pas zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe hyrjes në fuqi të ligjit për gjuhën shqipe, përfundimit me sukses të Marrëveshjes së Prespës me Greqinë, kryerjes së reformës në drejtësi, në administratën publike, etj, Maqedonia shpreson të realizojë ëndrrën e saj për anëtarësim në NATO dhe përparimin në procesin integrues europian”, tha Kryeministri Zaev.

Presidenti Meta dhe Kryeministri Zaev ndanë mendime të njëjta përsa i përket nevojës dhe rëndësisë së shtimit të bashkëpunimit ekonomik, infrastrukturor me projekte konkrete si ai i “Korridorit 8” dhe investimeve të ndërsjella, me qëllim zhvillimin ekonomik të dy vendeve e të rajonit tonë dhe rritjen e shpresës për brezat e rinj, që të ardhmen e tyre ta shikojnë e ta ndërtojnë në rajonin e Ballkanit.

Presidenti Meta vlerësoi angazhimin e Kryeministrit Zaev për lidhjen hekurudhore midis dy vendeve tona si investim strategjik për të ardhmen e marrëdhënieve ekonomike e tregtare, jo vetëm për Shqipërinë e Maqedoninë, por me një impakt rajonal.

Tags: çfarëdiskutuanGreqinëMetatakonzaev

TË LIDHURA

Përjashtohen nga PD, reagojnë Burgija dhe Boshku: Kontributet s’na i mohon kush
Aktualitet

Përjashtohen nga PD, reagojnë Burgija dhe Boshku: Kontributet s’na i mohon kush

22:01 | 24/03/2026
Kreu i ri i Policisë, mbyllen intervistat 9-orëshe për 14 kandidatët
Aktualitet

Kreu i ri i Policisë, mbyllen intervistat 9-orëshe për 14 kandidatët

20:52 | 24/03/2026
Emërohet administratori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit
Aktualitet

Emërohet administratori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

20:39 | 24/03/2026
Next Post
Shkopinj e kapsolla drejt policisë/Ja kush është efektivja e “Shqiponjave” që iu prenë gishtat

Shkopinj e kapsolla drejt policisë/Ja kush është efektivja e “Shqiponjave” që iu prenë gishtat

Me gomone mes detit dhe në errësirë, shqiptarët habisin policinë (Emrat)

Me gomone mes detit dhe në errësirë, shqiptarët habisin policinë (Emrat)

Video/Sa vlejnë minierat e Trepçës, dhe sa humb Kosova nëse ia lë veriun Serbisë

Video/Sa vlejnë minierat e Trepçës, dhe sa humb Kosova nëse ia lë veriun Serbisë







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

08:57 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Zelensky bën thirrje për më shumë presion mbi Moskën, pas valës së sulmeve ruse në Ukrainë
Bota

Zelensky bën thirrje për më shumë presion mbi Moskën, pas valës së sulmeve ruse në Ukrainë

by mirseda
22:54 | 24/03/2026
0

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky bëri thirrje për më shumë presion mbi Moskën, pasi disa persona humbën jetën...

Izraeli vazhdon të godasë Iranin dhe Libanin, pavarësisht nga bisedimet për t’i dhënë fund luftës

Izraeli vazhdon të godasë Iranin dhe Libanin, pavarësisht nga bisedimet për t’i dhënë fund luftës

22:47 | 24/03/2026
Hagë/ Europoli prezanton njësinë e re kundër trafikantëve të qenieve njerëzore

Hagë/ Europoli prezanton njësinë e re kundër trafikantëve të qenieve njerëzore

22:46 | 24/03/2026
Erdogan: Izraeli do të bojkotojë bisedimet për paqe me Iranin

Erdogan: Izraeli do të bojkotojë bisedimet për paqe me Iranin

22:44 | 24/03/2026
Mediat: Kryeparlamentari iranian fluturim sekret drejt Pakistanit për negociata

Mediat: Kryeparlamentari iranian fluturim sekret drejt Pakistanit për negociata

22:42 | 24/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com