Fjalimin e Ramës nga foltorja e Kuvendit, ku nënvizoi se s’do ketë asnjë lekë dëmshpërblim për zaptuesit e pronës publike, kreu i PD-së e ka cilësuar si “tallje nga fillimi deri në fund”.
“Sot kemi bërë një përpjekje titanike, për t’i ikur tallavasë që imponon një kryeministër i dështuar, që nuk i ka mbetur gjë tjetër vetëm se të flasë nga foltorja e Kuvendit si llaxore. Prandaj nuk mund të jemi në atë Parlament, sepse ai nuk flet asgjë.
Asgjë nuk ka thënë sot as për hallet e njerëzve, as për problemet, as për zgjidhjet. Eshtë tallur nga fillimi, deri në fund”. Kështu u shpreh Basha, gjatë një bashkëbisedimi për buxhetin 2019 me përfaqësues të biznesit, ekspertë, gazetarë dhe grupe të interesit.
Basha tha se refuzon të zbresë në nivelin që Rama e ka ulur debatin publik. “Përtej patologjisë psikiatrike që është domeni i mjekëve në këtë sallë, dua të them se unë refuzoj si kryetar i opozitës ta zbres nivelin e debatit publik, në nivelin prej halabaku me të cilin flet Edi Rama, për të fshehur dështimin total të qeverisë së tij”, përfundoi ai.