Rama është tallur sot në Kuvend me kërcënimin që ka marrë deputeti Ervin Salianji. Teksa po fliste për protestën e Astirit, Rama tha se larg qoftë që t’i ndodhë gjë Salianjit, i cili është shpirti i protestës.
“Do marr armët thotë Beni, për të mbrojtur biznesin që e kanë shpikur vetë bashkë me Ramadanin, që nuk e dinin që kishte dhe një biznes oligarkësh.
Në këtë rast, solidaritet edhe për atë si e ka emrin Salianjin, që larg qoftë që ti ndodhi gjë. Nuk ka kuptim protesta pa thirrjet Ervin, Ervin, ti je gjallë”, u shpreh Rama.
Një ditë më parë u publikua në media lajmi se deputeti Salianji kishte marrë një letër kërcënuese nga burgu i Fushë-Krujës.