Ulja e temperaturave e ka vështirësuar edhe më shumë qarkullimin, kjo edhe për shkak të ngricave. Policia, përpos masave të ndërmarra në çdo aks rrugor, ka publikuar edhe një video sensibilizuese ndaj të gjithë drejtuesve të mjeteve.
Policia e Shtetit kërkon nga çdo shofer, që të mos abuzojë dhe të tregohet vigjilent për mbrojtjen e jetës. Ndër këshillat të cilat reflektohen nga ana e policisë në çdo dalje, është shmangia e alkoolit, mos përdorimi i celularit kur drejtoni mjetin.