OSHEE ka reaguar pas pretendimeve të protestuesve në zonën e Astirit, se punonjës të Bashkisë po heqin shtyllat elektrike, për të ndërprerë energjinë.
Në njoftimin për media, citohet se nuk ka patur ndërprerje të energjisë në këtë zonë.
“Nuk ka pasur ndërprerje të energjisë për asnjë objekt në atë zonë. Te zona Astirit, furnizimi me energji vijon normalisht. Pati zhvendosje të shtyllave të ndriçimit publik rrugor, në kuadër të punimeve për projektin e Unazës së Re”, njofton OSHEE.