Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

PD insiston: Të arrestohet Dako. Makthi i Ramës dosja 339

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
PD insiston: Të arrestohet Dako. Makthi i Ramës dosja 339

Partia Demorkatike ka kërkuar sërish arrestimin e kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Ka qenë deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ai që ka dhënë një deklaratë për median, teksa tha se dosja 339 është makthi i Edi Ramës. Sipas Alibeajt, Dako shkëmbeu pasuri e pushtet me bandat.

Deklarata e plotë:

Nga momenti që skandali i vjedhjes së votave nga bandat kriminale në bashkëpunim me Vangjush Dakon, është bërë publik, heshtja ka mbuluar të gjithë ata të cilët, duhet të mbajnë përgjegjësi për vjedhjen e votave apo për hetimin gjykimin dhe burgosjen e krimit dhe të politikanëve të lidhur me krimin.

Me shpresën se ndonjë skandal tjetër do të dalë, që të mbulojë vjedhjen e votave, me shpikjen e dorëheqjeve të detyruara, me panikun që e ka kapur duke emëruar nëpunës të oborrit në krye të Ministrisë së Brendshme, me stisjen e gjasme konflikteve kushtetuese me kreun e shtetit, ndërkohë që Gjykatën Kushtetuese e rrënoi pikërisht ai, Edi Rama nuk po gjen qetësi, sepse makthi i dosjes 339 e përndjek ngado.

Dosja 339 është “gracka ku hajduti është kapur si laraska”. Përgjimet e dosjes 339 kanë faktuar se Vangjush Dako është në komunikim të vazhdueshëm me bandat para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, duke shkëmbyer me pasuri dhe pushtet votat e blera për tepsinë e Edi Ramës. E deri tani janë publikuar vetëm 3 përgjime, që janë maja e ajsbergut e provave se Vangjush Dako e qeveris Durrësin me bandat më të rrezikshme, njësoj si Edi Rama qeveris vendin me krimin e organizuar.

Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë, sepse faktet e krimit elektoral të Vangjush Dakos janë të qarta dhe për këtë krim ai duhet të jetë në burg! Duhet te jete ne burg jo vetëm për këtë por edhe sepse çdo ditë në liri ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët, i ndihmuar plotësisht nga kryeministri i vendit Edi Rama.

Kjo grackë, të cilën e kanë ngritur ata vetë, për të kapur shqiptarët, duke iu vjedhur votën e duke i vendosur nën përdhunën e krimit, në fakt është makthi i Edi Ramës, Vangjus Dakos dhe kriminelëve me të cilët bashkëpunojnë. Mosarrestimi i Dakos është dëshmia më e qartë e kapjes së shtetit nga krimi i organizuar me mbështetje të organizatës kriminale të Rilindjes të drejtuar nga Edi Rama.

Mosarrestimi i Dakos është prova e shkatërrimit total të prokurorisë së krimeve të Rënda. Mosarrestimi i Dakos hedh në erë alibitë qesharake për suksesin e reformës në drejtësi. Në Shqipëri nuk ka për të patur as drejtësi, as luftë kundër krimit dhe asnjë zhvillim normal pa u ndëshkuar krimi elektoral që mban në pushtet qeverinë ilegjitime të Edi Ramës!

Tags: AlibeajarrestohetdakoPD

TË LIDHURA

I mori 700 euro të burgosurit për leje, ish-shefi i regjimit në burgun e Lushnjes dënohet nga GJKKO
Aktualitet

I mori 700 euro të burgosurit për leje, ish-shefi i regjimit në burgun e Lushnjes dënohet nga GJKKO

16:31 | 16/02/2026
Aktorja kërkoi “pezullimin” e ministres Diella, çfarë ndodhi në seancë, çështja…
Aktualitet

Aktorja kërkoi “pezullimin” e ministres Diella, çfarë ndodhi në seancë, çështja…

15:14 | 16/02/2026
Ministri Vengu për Euroactiv: Ballkani Perëndimor është ‘sistemi nervor’ i sigurisë së Europës
Aktualitet

Ministri Vengu për Euroactiv: Ballkani Perëndimor është ‘sistemi nervor’ i sigurisë së Europës

15:04 | 16/02/2026
Next Post
Foto/ Nga arkivoli i hapur te flamuri gjigand, momente nga funerali i Kacifas

Në Bularat ngrihet flamuri i Vorio Epirit, policia shqiptare bën sehir

Tifozët e Mançesterit tallen me Ronaldon: Nuk fitohet ndeshja me muskujt e…

Tifozët e Mançesterit tallen me Ronaldon: Nuk fitohet ndeshja me muskujt e...

Ja si ta pastroni tastierën e kompjuterit nga pluhurat në kushtet e shtëpisë

Ja si ta pastroni tastierën e kompjuterit nga pluhurat në kushtet e shtëpisë







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Kuvendi i Kosovës miraton projektbuxhetin 2026 me 66 vota pro, ja kur shqyrtohet sërish në Parlament
Kosovo

Kuvendi i Kosovës miraton projektbuxhetin 2026 me 66 vota pro, ja kur shqyrtohet sërish në Parlament

by mirseda
16:45 | 16/02/2026
0

Me 66 vota për, 32 kundër dhe pesë abstenime, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në lexim...

I mori 700 euro të burgosurit për leje, ish-shefi i regjimit në burgun e Lushnjes dënohet nga GJKKO

I mori 700 euro të burgosurit për leje, ish-shefi i regjimit në burgun e Lushnjes dënohet nga GJKKO

16:31 | 16/02/2026
Aktorja kërkoi “pezullimin” e ministres Diella, çfarë ndodhi në seancë, çështja…

Aktorja kërkoi “pezullimin” e ministres Diella, çfarë ndodhi në seancë, çështja…

15:14 | 16/02/2026
Ministri Vengu për Euroactiv: Ballkani Perëndimor është ‘sistemi nervor’ i sigurisë së Europës

Ministri Vengu për Euroactiv: Ballkani Perëndimor është ‘sistemi nervor’ i sigurisë së Europës

15:04 | 16/02/2026
Putin, një javë i zhdukur , Zelensky : Nuk i ka mbetur shumë kohë. Më besoni, është e rëndësishme

Putin, një javë i zhdukur , Zelensky : Nuk i ka mbetur shumë kohë. Më besoni, është e rëndësishme

14:50 | 16/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com