Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Mish i pjekur dhe raki”, ja çfarë bëjnë nxënësit në shkolla

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
“Mish i pjekur dhe raki”, ja çfarë bëjnë nxënësit në shkolla

Deputeti i Partia Demokratike, Luçiano Boçi ka denoncuar Ministrinë e Arsimit për gjendjen e shkollave në Shqipëri.

Demokrati ka publikuar disa foto në Facebook nga shkolla 9-vjeçare Zhepë në Skrapar, teksa shfaqen nxënësit duke ngrënë mish e bërë dolli brenda ambienteve të shkollës.

Sipas Boçit këto pamje tregojnë se institucionet arsimore janë degraduar jo vetëm fizikisht, por dhe moralisht në pjesën dërmuese të tyre.

“Jemi në epokën e klasave digjitale pra, të Ramës e Linditës, “ku vlon mishi e rakia, tym e flakë të bëhet dija”- thotë ndër të tjera Boci.

Statusi i plotë:

SHKOLLA KU MISHI PIQET E … MINISTRIA NUK DIGJET

Deri më tani Ministrinë e Arsimit dhe drejtuesen e kam quajtur të paaftë dhe të papërgjegjshme.

Me sa duket qenkam gabuar!??

Fotot e mëposhtme të bëra në shkollën 9 vjeçare Zhepë, Skrapar ma “ndryshuan” tërësisht opinionin.

Ministria duket hapur këtu që është “gjeniale” dhe shumë “serioze”.

Shpikjet e saj nuk shterojnë asnjëherë.

“Mësojmë me hell në dorë” quhet kjo nisma më e re e Ministrisë, e cila shoqërohet me iniciativën e Qeverisë: “Ndalohet alkooli jashtë shkollave… e lejohet brenda”.

Jemi në epokën e klasave digjitale pra, të Ramës e Linditës, “ku vlon mishi e rakia, tym e flakë të bëhet dija”.

Faktet ulërasin!

E nuk janë të vetmet.

Rrëfejnë saktë se si institucionet tona arsimore janë degraduar tashmë jo vetëm fizikisht, por dhe moralisht në pjesën dërmuese të tyre.

Tani në shkollat tona “të gjeneratës së re”, ndodh gjithçka.

Aty dhe shpërndahet “mall”, siç tregojnë shumë denoncime të nxënësve e prindërve, bëhen dhe mbledhje partie, por dhe njëkohësisht hahet e pihet qelepir e bëhet aheng për shtatë palë qejfe.

Shkolla së fundmi është dhe gjelltore dhe thertore dhe han me katër porta, ku vetëm mësim e edukim nuk ndodh të bëhet, ose rrallë bëhet.

Kjo është pamja reale e arsimit përtej fjalëve të stisura të Ramës e Linditës.

Rroftë Rilindja e … hellit në Arsim!

Tags: i pjekurja çfarëmishnxenesitrakishkolla

TË LIDHURA

Shqipëria në BE nuk është fushë me lule, kosto të larta për prodhuesit shqiptarë
Ekonomi

Shqipëria në BE nuk është fushë me lule, kosto të larta për prodhuesit shqiptarë

10:14 | 15/11/2025
Atentati në Rinas, del foto e të plagosurit
Aktualitet

Ndërron jetë miku i Gilmando Danit, Muçi Shaljani

09:06 | 15/11/2025
Tritol një biznesi në Kamëz, autorët ende të pa identifikuar. Policia jep detaje
Aktualitet

Tritol një biznesi në Kamëz, autorët ende të pa identifikuar. Policia jep detaje

08:11 | 15/11/2025
Next Post
Shiti unazën e nënës për futbollin, i riu bën gjestin prekës në publik

Shiti unazën e nënës për futbollin, i riu bën gjestin prekës në publik

O palikari mou! Grekët i thurin këngë ‘heroit’ Kacifas (Video)

O palikari mou! Grekët i thurin këngë ‘heroit’ Kacifas (Video)

(Video) Dy aksidente në autostradën Tiranë-Durrës, radha në trafik disa kilometra

(Video) Dy aksidente në autostradën Tiranë-Durrës, radha në trafik disa kilometra







JU REKOMANDOJMË

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Aksident në Lezhë-Milot, dy të vdekur pas përplasjes së dy makinave

Aksident në Lezhë-Milot, dy të vdekur pas përplasjes së dy makinave

10:23 | 08/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025




TË FUNDIT

Shqipëria në BE nuk është fushë me lule, kosto të larta për prodhuesit shqiptarë
Ekonomi

Shqipëria në BE nuk është fushë me lule, kosto të larta për prodhuesit shqiptarë

by mirseda
10:14 | 15/11/2025
0

Një vit pas anëtarësimit të Kroacisë në BE, në vitin 2013, një konglomerat i madh, grupi Agrokor,...

Shpërthim i fuqishëm në një stacion policie në Indi, humbin jetën 7 persona, plagosen 27 të tjerë

Shpërthim i fuqishëm në një stacion policie në Indi, humbin jetën 7 persona, plagosen 27 të tjerë

09:11 | 15/11/2025
Atentati në Rinas, del foto e të plagosurit

Ndërron jetë miku i Gilmando Danit, Muçi Shaljani

09:06 | 15/11/2025
Tritol një biznesi në Kamëz, autorët ende të pa identifikuar. Policia jep detaje

Tritol një biznesi në Kamëz, autorët ende të pa identifikuar. Policia jep detaje

08:11 | 15/11/2025
Trump tërhiqet nga tarifat për dhjetëra produkte ushqimore

Trump tërhiqet nga tarifat për dhjetëra produkte ushqimore

08:00 | 15/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com