Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Trondit analisti grek: Me shqiptarët jemi “një surrat, një racë”

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Trondit analisti grek: Me shqiptarët jemi “një surrat, një racë”

Ngjarja në Bularat të Gjirokastrës ka tensionuar marrëdhëniet Shqipëri-Greqi. Megjithatë ka edhe nga ata politikanë dhe analistë që e kanë gjykuar vrasjen e Kacifas me gjakftohtësi.

I tillë është analisti grek Kristos Ksanthaki, i cili ka publikuar një opinion të tijin në portalin grek neëspost.gr.

Ai tregon për ngjashmëritë e shqiptarëve me grekët teksa rrëfen një udhëtim në vendin tonë të bërë shumë vite më parë.

Ndërsa, shkruan se grekët nuk kanë ngjashmëri me italinët, por me shqiptarët, duke përdorur shprehjen “una faccia, una razza”.

Shkrimi i plotë:

Mbaj mend aty diku nga fillimi i viteve nëntëdhjetë, kur Samaras hapi kufirin me Shqipërinë (duke ftuar minoritarët të bënin Krishtlindjet në atdhe) qindra mijëra njerëz erdhën  papritmas në Psorokosta. Një valë migratore që i gjeti të gjithë të papërgatitur në të dyja anët. U takuan dy kultura, thuajse identike të ndara nga një ndërprerje e komunikimit që po i afrohej një gjysmë shekulli.

Po ndalem këtu për të renditur disa përvoja personale. Shqipërinë pata mundësi të vizitoj në vitin 1987, shumë kohë përpara se të hapeshin zyrtarisht kufijtë. Në atë kohë me iniciativën e ish-ministrit Papulias u abrogua “gjendja e luftës” (këtu zë vend edhe slogani i asaj kohe “Papulias tradhtar, Papulaias shqiptar) dhe disa operatorë turistikë organizuan turnetë e parë. Si mund ta linin grekët shëtitës këtë mundësi t’u ikte ngaqe duart ? Mbaj mend që më kishte marrë në telefon im atë dhe më kërkoi të ndiqnim një tur lokal nga Trikala në Shqipëri. “Eja, do jetë aventurë, do shkojmë në një tjetër planet”, më tha duke u përpjekur të më bindte. U binda.

Dhe ai kishte të drejtë. Shqipëria e vitit 1987 ishte një tjetër planet. Me një komunizëm filokinez dhe Ramiz Alinë në pushtet, rruga nga kufiri në Korçë çdo njëqind metra ishte me artileri të drejtuara nga Greqia. Kishtë baltë, shumë varfëri dhe mizerje, zero dyqane dhe burra të kapur për krahu që i vinin rrotull pazarit. Miqësi burrash apo ndonjë zakon i vjetër, nuk ka pse të pushtoheni nga mendime të liga.

Fqinjët kishin mbetur në vitet tridhjetë dhe nuk kishin ndjekur rrjedhën e pjesës tjetër të Evropës – as Perëndimit e as Lindjes. Pra, imagjinoni që ky popull u vu në kontakt papritmas me Greqinë e viteve nëntëdhjetë. Rezultoi një përzierje eksplozive dhe trazim i madh. Me grekët, që i quanin të gjithë shqiptarët kriminelë.

Ua thosha që atëherë dhe e besoj edhe sot: 
Po të ishin të gjithë kriminelë, nuk do kishte mbetur grek në këmbë. E njëjta përqindje  banditësh është nga të dyja anët dhe ne u ngjajmë më shumë nga sa mendojmë..

Ua thosha atëherë dhe insistoj dhe tani. Ne nuk jemi “una faccia, una razza” me italianët, por me shqiptarët. Të dy fiset kanë qenë enë komunikmi për mijëra vjet, kanë luftuar dhe janë  marrë vesh për bukuri (të mos harrojmë kontributin e Arvanitëve në luftën e vitit 1821) i prishnin dhe i rregullonin muhabetet vetë.

Komunikimi u ndërpre për pesëdhjetë vjet nga çmenduria dhe terrori i Enver Hoxhës (edhe për faktin se Perëndimi nuk e dinte se çfarë do të bënte me Shqipërinë) dhe ne i humbëm koordinatat për një kohë të gjatë. Por prej disa vitesh i kemi gjetur muhabetet dhe tani po bashkëudhëtojmë. Me kaq shumë martesa të përziera, me kaq shumë fëmijë të origjinës shqiptare që kanë lindur këtu dhe njohin Greqinë si atdheun e tyre, me aq shumë biznese që veprojnë përgjatë vijës kufitare, nuk ka si të mos merremi vesh.

Prandaj ngjajnë jashtëzakonisht absurde ulërimat e atyre që po bëjnë thirrje për luftë pas ngjarjes në Bularat. Veçanërisht britmat e atyre që thonë se aviacioni grek duhet të veprojë. Si ai heroi  Thoma Vraka, i cili para disa vitesh mori një avion duke lëshuar fletushka ku thuhej “Berisha dhe Meksi, do të largoheni para se të feksi”. Që atëherë, karagjozllëku ka veshur tjetër kostum, por flokët, thonjtë dhe dhëmbët nuk kanë ndryshuar për asnjë moment …

Tags: Analistigrekngjashmërishqiptaret

TË LIDHURA

Tronditëse në Francë! Eurodeputetja në pranga për një postim në rrjete sociale
Bota

Tronditëse në Francë! Eurodeputetja në pranga për një postim në rrjete sociale

18:06 | 02/04/2026
Macron i përgjigjet Trump: Deklarata jo elegante
Bota

Macron i përgjigjet Trump: Deklarata jo elegante

18:02 | 02/04/2026
Franca kundër hapjes me forcë të Hormuzit
Bota

Franca kundër hapjes me forcë të Hormuzit

17:46 | 02/04/2026
Next Post
Detaje tronditëse/Motra e Konstandin Kaçifas: Komandot kërcënuan me jetë prindërit. Kam parë tmerr me sy

Detaje tronditëse/Motra e Konstandin Kaçifas: Komandot kërcënuan me jetë prindërit. Kam parë tmerr me sy

Deputeti gjerman: Dorëheqja e Xhafajt, pozitive për Shqipërinë

Deputeti gjerman: Dorëheqja e Xhafajt, pozitive për Shqipërinë

Shkarkohet drejtoresha “shembullore” e Tatimeve, Rama dikur i thurte lavde

Shkarkohet drejtoresha “shembullore” e Tatimeve, Rama dikur i thurte lavde







JU REKOMANDOJMË

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

20:54 | 26/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026




TË FUNDIT

Tronditëse në Francë! Eurodeputetja në pranga për një postim në rrjete sociale
Bota

Tronditëse në Francë! Eurodeputetja në pranga për një postim në rrjete sociale

by mirseda
18:06 | 02/04/2026
0

Eurodeputetja franceze Rima Hassan nga partia e së majtës ekstreme Franca e Papërkulur u vu nën arrest...

Macron i përgjigjet Trump: Deklarata jo elegante

Macron i përgjigjet Trump: Deklarata jo elegante

18:02 | 02/04/2026
Veliaj në Gjykatën Administrative, kërkon shkarkimin e prokurorit Olsi Dado

Veliaj në Gjykatën Administrative, kërkon shkarkimin e prokurorit Olsi Dado

17:58 | 02/04/2026
Malaj akuzon Ballën: Nxit tensionet në Parlament

Malaj akuzon Ballën: Nxit tensionet në Parlament

17:54 | 02/04/2026
Ligji i ri: Kompensim për qytetarët nga ndotja e ajrit

Ligji i ri: Kompensim për qytetarët nga ndotja e ajrit

17:49 | 02/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com