Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Deputeti gjerman: Dorëheqja e Xhafajt, pozitive për Shqipërinë

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Deputeti gjerman: Dorëheqja e Xhafajt, pozitive për Shqipërinë

Thorsten Frei, raportuesi i grupit parlamentar CDU/CSU për Shqipërinë e quan pozitive dorëheqjen e Fatmir Xhafajt e pret rezultate nga pasardhësi i tij. Në një intervistë për Deutche Ëelle, Frei tha ndër të tjera se është e vështirë të gjykosh shkaqet që cuan Xhafaj drejt dorëheqjes.

Hapja e negociatave varet nga lufta kundër krimit të organizuar..

Raportuesi i grupit parlamentar CDU/CSU për Shqipërinë, Thorsten Frei, është i mendimit se dorëheqja e ministrit të Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj është një hap pozitiv në drejtimin e duhur. I pyetur nga Deutsche Welle, Frei ka thënë ndër të tjera, se për të arritur statusin e kandidatit, Shqipëria duhet të bëjë edhe shumë më tepër në luftën kundër krimit të organizuar, gjendja e të cilit sipas tij është shqetësuese. Deputeti gjerman pret rezultate të shpejta në këtë drejtim nga pasardhësi  i tij.

Thorsten Frei: “Është e vështirë të gjykosh së largu se cilat kanë qenë shkaqet e dorëheqjes së tij. Dhe nuk më takon mua, sidomos kur në Shqipëri, diskutimet për këtë çështje nuk kanë të sosur. Sidoqoftë, unë e kam theksuar gjithnjë, se thashethemet dhe supozimet e lidhura me zotin Xhafaj edhe për ca kohë do të ishin të papranueshme politikisht në Gjermani. Unë mendoj se dorëheqja është një tregues tjetër në drejtim të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përkatësisht shkëputjes nga politika.”

Negociatat varen nga lufta kundër krimit të organizuar

Deputeti i Bundestagut thekson për Deutsche Welle-n, se është i bindur se ky nuk mund të jetë hapi i fundit. “Qeveria duhet t’i zgjerojë shumë më tepër dhe më me vendosmëri përpjekjet e saj në këtë sektor. Është e vërtetë që ndërkohë janë bërë përparime të mëdha me vettingun. Por unë jam ende shumë i shqetësuar për gjendjen e krimit të organizuar. Kjo pikë do të luajë në fillim të verës së ardhshme një rol shumë vendimtar, kur në tryezë të kthehet sërish çështja e negociatave të anëtarësimit. Mbetet të presim se cili është roli që do të luajë pasardhësi i tij dhe se a do të jetë në gjendje ai të dëshmojë rezultate të shpejta. Unë jam optimist i rezervuar, se dorëheqja e Xhafajt është për vendin një hap i vogël pozitiv përpara dhe drejt Europës.”

Të shtunën e kaluar, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kishte bërë të ditur nëpërmjet një lajmi në Twitter se kishte pranuar dorëheqjen e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme dhe se në vend të tij do të emëronte këshilltarin e vet për çështje sigurie, Sandër Lleshaj. Xhafaj e dha dorëheqjen pasi kishte arritur një sukses të madh në luftën kundër krimit të organizuar, duke shkatërruar një qark prodhuesish dhe kontrabandistësh droge në Shqipëri. Suksesi u arrit në bashkëpunim me policinë gjermane. Lufta kundër krimit të organizuar është një nga kushtet që grupi parlamentar CDU/CSU,  ka vendosur për Shqipërinë për të hapur negociatat e anëtarësimit në BE. Ish-atasheu ushtarak i Shqipërisë në Gjermani, Sandër Lleshaj,  përveç pastërtisë së emrit, ka edhe një tjetër përparësi kundrejt ministrit të deritanishëm: njohjen e gjermanishtes dhe të Gjermanisë./DW

Tags: deputetidoreheqjae Xhafajtgjermanpër Shqipërinëpozitive

TË LIDHURA

Nëna e Martin Canit: “Mos na i merrni fëmijët” pas vdekjes së adoleshentit nga Durrësi
Aktualitet

Nëna e Martin Canit: “Mos na i merrni fëmijët” pas vdekjes së adoleshentit nga Durrësi

22:54 | 04/12/2025
Salianji i përgjigjet Berishës: 500 demokratë në takimin e Durrësit
Politikë

Salianji i përgjigjet Berishës: 500 demokratë në takimin e Durrësit

22:50 | 04/12/2025
Itali, detaje të reja nga vrasja e 49-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti i saj, deklarata e djalit
Aktualitet

Itali, detaje të reja nga vrasja e 49-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti i saj, deklarata e djalit

21:34 | 04/12/2025
Next Post
Shkarkohet drejtoresha “shembullore” e Tatimeve, Rama dikur i thurte lavde

Shkarkohet drejtoresha “shembullore” e Tatimeve, Rama dikur i thurte lavde

Gjendet kutia e zezë e avionit që ra në Indonezi

Gjendet kutia e zezë e avionit që ra në Indonezi

Video/ Incident i rëndë në port, trageti godet dhe rrëzon vinçin

Video/ Incident i rëndë në port, trageti godet dhe rrëzon vinçin







JU REKOMANDOJMË

Ndahet nga jeta ish-bashkëpunëtori i afërt i Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë

Ndahet nga jeta ish-bashkëpunëtori i afërt i Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë

19:59 | 04/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

09:42 | 29/11/2025
U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

21:28 | 30/11/2025




TË FUNDIT

Nëna e Martin Canit: “Mos na i merrni fëmijët” pas vdekjes së adoleshentit nga Durrësi
Aktualitet

Nëna e Martin Canit: “Mos na i merrni fëmijët” pas vdekjes së adoleshentit nga Durrësi

by mirseda
22:54 | 04/12/2025
0

Në një reagim për gazetaren e Top Channel Kristi Gongo, Florina kritikon institucionet që duhet të reagojnë...

Salianji i përgjigjet Berishës: 500 demokratë në takimin e Durrësit

Salianji i përgjigjet Berishës: 500 demokratë në takimin e Durrësit

22:50 | 04/12/2025
Përdorimi i celularëve nga nën 12-vjeçarët lidhet me rreziqe për shëndetin e tyre

Përdorimi i celularëve nga nën 12-vjeçarët lidhet me rreziqe për shëndetin e tyre

22:23 | 04/12/2025
Lumbardhi konfirmon kandidaturën e tij për deputet, fituesi i BBVK provon fatin për herë të dytë

Lumbardhi konfirmon kandidaturën e tij për deputet, fituesi i BBVK provon fatin për herë të dytë

22:09 | 04/12/2025
Itali, detaje të reja nga vrasja e 49-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti i saj, deklarata e djalit

Itali, detaje të reja nga vrasja e 49-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti i saj, deklarata e djalit

21:34 | 04/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com