Deputeti socialist Pjerin Ndreu nuk ia ka vonuar përgjigjen ish-kryeministrit Berisha. Ky i fundit, në një postim në Facebook numëronte përfitime marramendëse të tij dhe familjes së tij, që sipas demokratit i di gjithë Lezha.
Në një postim po në Facebook, Ndreu i kujton Berishës viktimat e 97-s, ato të Gërdecit dhe 4 protestuesve në Bulevad.
“Nuk kam përfitu toke askund as unë dhe as vëllezërit e mi, as nuk jemi marrë kurrë as me drogë e as me ordinerllëqe të tilla siç përmend plaku matuf. Plaku Matuf Sali”, shkruan ai duke sqaruar qytetarët. E në fund, ka edhe një mesazh për Berishën:
“Familjes Ndreu ke për t’i pa targën ti dhe zuzarët e tu se nuk i vjen as deri tek këmbët. Vazhdo rrugën nga të kam thënë, e di ti”, shkruan ai.
Reagimi i plotë i Berishës:
EDHE PLAK MATUF, EDHE DIXHITAL?
Sali matufi dhe shokët e tu digital ordinere e di qe jeni ne panik.
Era e gjakut të 1975 QYTETARËVE TË PAFAJSHËM të vrarë në 97-en;
Të 26 QYTETARËVE TË PAFAJSHËM të vrarë në Gerdec;
Të 4 QYTETARËVE TË PAFAJSHËM të vrarë me bulevard !
Je niveli më ordiner i shpifesve qe ka parë kjo dynja. Të duken të gjithë si vetja o ditëzi.
SQARIM PËR QYTETARËT
Nuk kam përfitu toke askund as une dhe as vellezerit e mi, as nuk jemi marrë kurrë as me drogë e as me ordinerlleqe të tilla siç përmend plaku matuf.
Plaku Matuf Sali ;
Familjes Ndreu ke për ti pa targen ti dhe zuzaret e tu se nuk i vjen as deri tek këmbët. Vazhdo rrugen nga te kam thene, e di ti !
E ka thënë Dritëroi, por kush ta besoje?!
“ Në vendin tim e në vendin tënd, një i çmendur, një vend e çmend”.