Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

A jemi të vetëm në univers? Disa sugjerime për të nxitur kërkimin e jetës jashtëtokësore

7 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha
A jemi të vetëm në univers? Disa sugjerime për të nxitur kërkimin e jetës jashtëtokësore

Kongresi i Shteteve të Bashkuara i ka paraqitur një pyetje të rëndësishme Akademisë së Shkencave. Ai dëshiron të dijë “nëse jemi të vetëm në univers”, apo nëse ka planete të tjera si planeti ynë, me forma të jetës inteligjente. Akademia po punon me shkencëtarët në mbarë vendin për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje.

Teleskopi Hubble na ka ofruar pamje të jashtëzakonshme të hapësirës, por ato nuk kanë detaje të mjaftueshme për të na ndihmuar në kërkimin për jetën, në miliarda galaksitë e mbarë universit.

“Nëse një përqindje shumë e vogël e yjeve kanë planete që mund t’i ngjajnë Tokës dhe mund të përmbajnë jetë, atëherë mund të rezultojë se vetëm brenda Rrugës së Qumështit ka miliarda prej tyre”, thotë Justin Crepp, profesor i fizikës në Universitetin e Notre Dame.

Si anëtar i Komisionit të NASA-s për Strategjinë Shkencore Jashtëplanetare, Justin Crepp është fokusuar tek çfarë dhe në ç’mënyrë SHBA-ja do të eksplorojë hapësirën gjatë dekadave të ardhshme.

Në shtator, komisioni botoi një raport me disa rekomandime. Së pari, inkurajohet NASA të krijojë dhe të nisë një mision që do të regjistrojë dhe përshkruajë planete të ngjashme me Tokën në sistemet e yjeve të tjerë. Por, kjo nuk është kaq e lehtë.

“Nëse përpiqesh të ndërtosh imazhin e një planeti, do të hasësh në disa vështirësi. Planetet është e vështirë t’i veçosh nga njëri-tjetri në distancën e largët dhe për këtë të duhet një teleskop me përmasa të caktuara. Problemi është se atmosfera e Tokës i turbullon imazhet duke e vështirësuar punën”, thotë profesori Crepp.

Komisioni mendon se zgjidhja do të ishte një mision i NASA-s që do të mbledhë të dhëna mbi atmosferën e Tokës nëpërmjet paisjeve më të fuqishme. Për këtë duhet të ndërtohen dy teleskopë të mëdhenj që do të prodhojnë imazhe dhjetë herë më të qarta se të teleskopit Hubble. Zoti Crepp dhe kolegët e tij po punojnë në laborator për disa paisje të tjera të reja.

Sisteme të reja të sofistikuara do t’i ndihmojnë shkencëtarët, ndërsa shpresohet të plotësohet financimi për Teleskopin e Vëzhgimit të Rrezeve Infra të Kuqe me Fushë të Gjerë. Kur të dërgohet në hapësirë, ai jo vetëm do të kërkojë për planetet që ndodhen qindra vite drite larg, por edhe do të përpilojë informacion rreth materialeve të tyre përbërëse dhe nëse ato mund të mbështesin zhvillimin e jetës.

Profesori Crepp thotë se kështu mund t’i përgjigjen pyetjes së kahershme…

“A jemi vetëm? Kjo është një pyetje që ndikon jo vetëm shkencën, por edhe teologjinë, filozofinë dhe fusha të tjera. Është një kuriozitet. Është pjesë e të qenit njeri. A është bota jonë e veçantë? A është e izoluar? A ka planete të tjera që përmbajnë jetë? A mund të komunikojmë me ta?”, thotë ai.

Një tjetër rekomandim është ndërtimi i sistemeve moderne teknologjike dhe financimi i një rrjeti shkencëtarësh nga mbarë bota që do të bashkëpunonin për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, transmeton voa. Raporti do të shqyrtohet nga Kongresi amerikan dhe do të bëhet pjesë e planit federal për të gjurmuar planete të reja dhe jetën jashtëtokësore gjatë dekadës së ardhshme.

Tags: e jetësjashtëtokësorekërkiminpër të nxitursugjerimeuniversvetem

TË LIDHURA

Temperaturat e larta, ja disa këshilla se si duhet të mbrohemi
Kuriozitete

Temperaturat e larta, ja disa këshilla se si duhet të mbrohemi

16:16 | 26/06/2025
Qytet i humbur nën ujë/ 120,000 vjet heshtje dhe një sekret që mund të ndryshojë gjithçka
Kuriozitete

Qytet i humbur nën ujë/ 120,000 vjet heshtje dhe një sekret që mund të ndryshojë gjithçka

23:11 | 25/06/2025
Katër shkaqet kryesore të debateve të përhershme te çiftet e palumtura
Kuriozitete

Katër shkaqet kryesore të debateve të përhershme te çiftet e palumtura

19:58 | 25/06/2025
Next Post
I lidh besimi mysliman, Khabib flet me admirim për Mohamed Salah

I lidh besimi mysliman, Khabib flet me admirim për Mohamed Salah

“Largimi i Xhafajt ka lidhje me arrestimet e fundit”

“Largimi i Xhafajt ka lidhje me arrestimet e fundit”

Çfarë parashikojnë meteorologët, sot rritje e lehtë e temperaturave

Temperatura të larta, ja çfarë parashikojnë meteorologët për sot

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025




TË FUNDIT

Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit Kinë-Shqipëri në fushën olimpike
Sport

Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit Kinë-Shqipëri në fushën olimpike

by mirseda
10:57 | 27/06/2025
0

Presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar, z. Fidel Ylli dhe Presidenti i Komitetit Olimpik Kinez, z. Gao Zhidan,...

Arjan Ndoj dëshmon në Gjykatën e Posaçme: Fillimisht na kanë q*lluar nga pas

Arjan Ndoj dëshmon në Gjykatën e Posaçme: Fillimisht na kanë q*lluar nga pas

10:54 | 27/06/2025
Hyri në e-mailin e 3 prokurorëve të SPAK, lihet në burg Zamblak Gjonaj: S’mora asgjë

Hyri në e-mailin e 3 prokurorëve të SPAK, lihet në burg Zamblak Gjonaj: S’mora asgjë

10:51 | 27/06/2025
Shitet dr*gë në Vlorë, arrestohet 58-vjeçari, mbante edhe a*më pa leje

Shitet dr*gë në Vlorë, arrestohet 58-vjeçari, mbante edhe a*më pa leje

10:25 | 27/06/2025
Gjykata e Lartë vendos mospranimin e rekursit të Ajola Xoxës

Gjykata e Lartë vendos mospranimin e rekursit të Ajola Xoxës

10:21 | 27/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com