E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

I lidh besimi mysliman, Khabib flet me admirim për Mohamed Salah

Khabib Nurmagomedov, kampioni i peshave të lehta në UFC, së fundmi ka folur për Mohamed Salah. Ylli rus ka folur me admirim për sulmuesin e Liverpool, duke e përshkruar egjiptianin si një model për t’u ndjekur nga brezat e rinj.

Luftëtari rus dhe egjiptiani janë padiskutim dy nga yjet myslimanë më të mëdhenj sportiv në planet dhe që të dy kanë mbështetje të madhe si nga Rusia dhe Egjipti ashtu dhe nga shumë vende të tjerë, pasi emri i tyre kohët e fund është lakuar shpesh, jo vetëm në media.

Megjithatë, Khabib ka folur për gazetën “Al Itthad” gjatë një udhëtimi për në Emiratet e Bashkuara Arabe, teksa ka falënderuar lojtarin për shembullin që po sjellë për gjeneratat e reja.

“E ndjek atë, por nuk e kam takuar më parë. Është një lojtar i madh. Ne duam shumë modele si ai. Ata pasqyrojnë imazhin e vërtetë të etikës sonë. Unë e ndiej se Allahu është duke qëndruar me të dhe brezat tanë të rinj kanë nevojë për ata që janë si Mohamed Salah për të mësuar përulësinë, pavarësisht sa jeni i famshëm dhe inovativ. Ai është një ikonë që ne duhet ta mbrojmë. Ne vijojmë ta mbështesim, kështu që ai mund të vazhdojë të ketë sukses. E admiroj atë për etikën dhe vlerat që ai përhap çdo ditë në Evropë”, deklaroi rusi.

Kujtojmë që Khabib u shpall kampion bote në Las Vegas, ku triumfojë përballë irlandezit, Conor McGregor, por u bë i njohur edhe për incidentin që ndodhi në fund jashtë oktagonit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...