Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Përgjimet/ Zbardhen emrat, dosja 339 fsheh eksponentë të tjerë

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Përgjimet/ Zbardhen emrat, dosja 339 fsheh eksponentë të tjerë

Edhe një herë tjetër, kreu demokrat Lulzim Basha, ka trumbetuar se qeveria është e lidhur me krimin, deri në kupolat më të larta. Në një bashkëbisedim me gazetarët, ai tha se asgjë nuk është rastësore. Basha shtoi se në vend të shtabeve elektorale, Rilindja krijoi shtabe kriminale për blerjen e votës. Po kështu kreu i PD u ndal edhe në emra konkretë nga radhët e PS-së, që sipas tij, kanë bashkëpunuar me krimin. Në vazhdën e akuzave, kreu i PD-së tha se Rama ka ndalur së qeverisuri vendin, dhe se pushtetin e përdor për të mbrojtur lidhjet e tij me krimin. Kryetari i Partisë Demokratike preku edhe çështjen e Xhafaj.

“Ngjarjet e fundit dëshmojnë se nuk është rastësore, por e shtrirë në gjithë vendin. Dhe ka kapur kupolën e Rilindjes bashkëpunimi strategjik me krimin e organizuar për rekrutimin. Për të manipuluar zgjedhjet, mbajtur dhe marrë pushtetin.

Në vend të shtabeve elektorale, Rilindja krijoi shtabe kriminale për blerjen e votës. Sot kundërshtari ynë politik, PS është e kapur nga krimi. Nuk ka drejtues të mos ketë bashkëpunuar apo të mos jetë eksponent, nga Balla, Gjiknuri, Dako, Sejdini, Ulsi Manja e me radhë.

Rama ka ndalur së qeverisuri vendin. Pushtetin e përdor për të mbrojtur lidhjet e tij me krimin. Qeveria është kosto për shqiptarët, dhe burim rrezik që do sjellë të këqija për vendin. Detyra kryesore e PD, medias, qytetarëve është të vazhdojmë përpjekjet kundër krimit.

Fatmir Xhafa nuk duhet të shpëtojë se dha dorëheqjen. Duhet të hetohet për manipulimin e dëshmitarit të rremë, duke përfshirë drejtësinë dhe prokurorinë. Bashkë me të Ardi Veliu dhe të gjithë. Të përfshirët në këtë krim, dhe Balla që ishte garanti i këtij operacioni, sipas tableteve të përgjimit nga Prokuroria.

Arrestimi i Dakos sipas propozimit të grupit të hetimit, është hap i paevitueshëm që faktohet para shqiptarëve. As Dako, as Roshi, as Gent Daja dhe as eksponentët e tjerë të dosjes 339 nuk hetohen në liri. Përgjimet që janë bërë publike, janë vetëm maja e ajsbergut.

Dako ka bashkëpunuar direkt me krimin për pushtet dhe para. Balla duhet te merret urgjent i pandehur dhe te hetohet për të gjitha çështjet. Nga bashkëpunimi me Edmond Begon, që ka çuar në thyerjen e një sërë ligjesh, te Toyota Yaris, te Xhisiela, bashkëpunimi me bandat e Elbasanit.

Saimir Tahiri duhet hetuar në thellësi. Të heqin dorë nga skenari, të hetohet për krime të lehta dhe jo trafikun e drogës. Ai është eksponent direkt i trafikut të drogës. Këto janë prioritete absolutë. Dhe padyshim në këtë rrafsh PD dhe unë do të vazhdojmë betejën deri në largimin e Ramës.

Pa dekriminalizimin e zgjedhjeve, dhe pa ndarje e politikës nga krimi në vend, nuk do të ketë asnjë sekondë, asnjë ditë, për proces normal politik. Ky ka marrë fund kur Rama vendosi të bashkëpunojë me krimin për të ardhur në pushtet”.

 

Tags: bashadeklaratepergjimet

TË LIDHURA

E rëndë në Vlorë! Gjatë lojës në kalçeto, mori goditje në kraharor me top dhe u ndje keq…
Aktualitet

E rëndë në Vlorë! Gjatë lojës në kalçeto, mori goditje në kraharor me top dhe u ndje keq…

10:01 | 26/12/2025
Aksident në aksin Thumanë- Fushë Krujë, makinat bëhen copash, një person i lënduar
Aktualitet

Aksident në aksin Thumanë- Fushë Krujë, makinat bëhen copash, një person i lënduar

22:32 | 25/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.
Kryesore

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Next Post
“Si i shpëtuan jelekët antiplumb e helmetat Forcat Speciale, Kaçifas kishte Ligjin e Luftës në mendje”

“Si i shpëtuan jelekët antiplumb e helmetat Forcat Speciale, Kaçifas kishte Ligjin e Luftës në mendje”

Tronditet qeveria/ Së shpejti do dalin faktet e dosjes së Dibrës. Të përfshirë ministra dhe katër deputetë

Tronditet qeveria/ Së shpejti do dalin faktet e dosjes së Dibrës. Të përfshirë ministra dhe katër deputetë

Berisha nxjerr emrat: Babë e bir kontrollonin laboratorin e heroinës. Reagojnë ashpër hasjanët

Rasti i Hasit/ Qytetari: Admir Hoxha zhduku provat, ja ç'po ndodh me biznesin...







JU REKOMANDOJMË

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025
Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

22:36 | 10/11/2025




TË FUNDIT

E rëndë në Vlorë! Gjatë lojës në kalçeto, mori goditje në kraharor me top dhe u ndje keq…
Aktualitet

E rëndë në Vlorë! Gjatë lojës në kalçeto, mori goditje në kraharor me top dhe u ndje keq…

by mirseda
10:01 | 26/12/2025
0

Një 42-vjeçar ka humbur jetën pasi mori një goditje me top në kraharor teksa luante kalçeto në...

Njihuni me banorët më shumë dhe më pak të pëlqyer nga publiku

Njihuni me banorët më shumë dhe më pak të pëlqyer nga publiku

22:40 | 25/12/2025
Aksident në aksin Thumanë- Fushë Krujë, makinat bëhen copash, një person i lënduar

Aksident në aksin Thumanë- Fushë Krujë, makinat bëhen copash, një person i lënduar

22:32 | 25/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
RRITJA E PAGAVE FORCON BUXHETIN/ Më shumë deklarime dhe paga më të larta, më shumë të ardhura

RRITJA E PAGAVE FORCON BUXHETIN/ Më shumë deklarime dhe paga më të larta, më shumë të ardhura

22:10 | 25/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com