Një tjetër familje e cila jetonte në kushte ekstreme të varfërisë, tashmë do të jetojë në një shtëpi të re, pas premtimit të dhënë nga kryeministri Rama.
Misioni u krye me sukses, e tashmë familja me pesë anëtarë është futur në një shtëpi me kushtet optimale.
Varfëria ishte ulur këmbëkryq në familjen e Hysen Zhupanit, në Shijak.
Përpos premtimit për të ndërtuar shtëpinë brenda këtij viti, Rama mbajti edhe fjalën me kryefamiljarin, ndërsa në fund ata ndërruan edhe kollaret.