Situata politike në Shqipëri që prej një jave është shumë e nxehtë. Gjuhës së ashpër që politikanët përdorin më njëri-tjetrin, disa faqe në internet i përgjigjën më ironi.
Kriza që ka përfshirë Rilindjen dhe mazhorancën e kryeministrit Edi Rama, duke kujtuar nga arrestimet e dy ish-deputetëve në javën e fundit por edhe akuzat ndaj ish-ministrave dhe kryetarëve të bashkive, nuk kanë shpëtuar pa meme apo video montazhe gazmore.
Në rrjetet sociale qarkullon një video nga skena e filmit “Downfall” me monologun e famshëm të aktorit Bruno Ganz.
Ky moment është përshtatur për situata të ndryshme, por tashmë është publikuar edhe një version i fundit që bën një ironi therëse me krizën qeverinë e kryeministrit Edi Rama.