Kuvendi ka nisur punimet në seancë plenare, ku sot pritet të miratohen 2 projektligje të propozuara nga mazhoranca. Atë për lojërat e fatit, dhe kufizimin e pijeve alkoolike dhe energjike për fëmijët deri në 18-vjeç.
Edhe sot opozita e ka bojkotuar Kuvendin. Gjatë fjalës së saj në foltore, deputetja socialiste, Elisa Spiropali, hodhi akuza duke u shprehur se kanë zgjedhur të merren me shpifje.
“Ku janë? Nga 1 janari nuk do ketë më kazino dhe baste. Jam krenare që sot do votoj këto 2 projektligje. Ata që zgjedhin shpifjen, vazhdojnë rrugën e tyre pa kthim”, tha më tej ajo.