Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Arrestimet e fundit në Shqipëri, zbulohet ndihma e agjentëve amerikanë

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Arrestimet e fundit në Shqipëri, zbulohet ndihma e agjentëve amerikanë

Në Shqipëri, policia tha se po vazhdon operacionet kundër grupeve kriminale dhe shkelësve të ligjit.

Së fundi janë arrestuar 300 persona, një pjesë prej të cilëve ishin në kërkim ndërkombëtar. Ndërkohë vijojnë hetimet mbi arrestimin e 27 personave të dyshuar si pjesëtarë të 4 grupeve kriminale, që prodhojnë dhe trafikojnë lëndë narkotike.

Policia shqiptare bëri sot të ditur se ka arrestuar në 30 ditët e fundit mbi 300 persona në vazhdim të Operacionit “Ndëshkimi i të Fortëve”.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, tha se 14 nga të arrestuarit ishin në kërkim ndërkombëtar, 154 të tjerë në kërkim brenda vendit, ndërsa gjysma tjetër e të arrestuarve, rreth 160 persona, u identifikuan si individë që shkelin rendin dhe ligjin, ndërsa iu kapën edhe mbi 40 lloje armësh zjarri.

Ky operacion i ri njëmujor i policisë ka ecur paralel me operacionin njëvjecar “Forca e Ligjit”, ndërsa vetëm një ditë më parë u krye një tjetër operacion i koduar si “Vol-Vo 4” goditi me 27 arrestime 4 grupe kriminale nga veriu në jug të vendit, që prodhonin dhe transportonin lëndë narkotike.

Prokuroria e krimeve të rënda ka kërkuar 44 arrestime dhe masa arresti me 4 akuza për pjesëtarë të këtyre 4 grupeve kriminale me qendër në Shijak dhe me shtrirje në Has, Shkodër, Lezhë, Fier dhe Sarandë. Akuzat për këto arrestime janë “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të cilët trafikonin droga nga Shqipëria drejt Italisë dhe në vende të tjera të Bashkimit Europian.
“Operacioni i orëve të fundit ‘Vol-Vo 4” goditi anëtarët e 4 grupeve kriminale dhe pati një shtrirje në 12 qytete, pa asnjë dekonspirim, megjithë përmasat jo të zakonshme të një operacioni policor, me 1500 efektivë në terren. Për shumë grupe të tjera të skeduara tashmë në hetimet intensive prej shumë muajsh, janë në rrugë të mbarë” – tha Ardi Veliu, drejtori i përgjithshëm i policisë.

Ekspertë të antikrimit pohuan se organizata e strukturuar qartë dhe me shtrirje në territor drejtohej nga pjesëtarë të familjes Avdyli në Shijak, kishte laboratorin e përpunimit të drogave të forta në një fshat të Hasit si dhe degët e veta në disa qytete bregdetare.

Rruga e drogës në Ballkan, sipas tyre, nis nga Turqia, Bullgari, Serbi, Kosovë, Has, Durrës dhe qytete të tjera bregdetare të Shqipërisë për t’u transportuar drejt Italisë dhe më tej drejt Europës qendrore e veriore, në disa vende si Gjermani, Hollandë, Angli etj.

Burime të besueshme bënë me dije se përkrah policisë shqiptare në këtë operacion dhe hetime dyvjeçare kanë qëndruar edhe ekspertë të agjencive të antidrogës amerikanë, gjermanë dhe shtete të tjera të prekura nga kjo veprimtari kriminale.

Ata provuan së bashku 13 episode me lëndët narkotike dhe sende të tjera antiligjore të pjesëtarëve të këtyre grupeve kriminale, që nga Lezha, Durrësi, Shkodra, Burreli, Saranda, Lushnja, Kukësi e deri në Itali.

Pika kulmore e operacionit, krahas arrestimeve në qendrën e tyre në Shijak, ishte zbulimi dhe goditja e laboratorit të përpunimit të drogave të forta në Has, ku u gjetën 182.5 kg morfinë, e ndarë në 175 pako, 22 litra lëndë e lëngshme, të cilat përdoreshin për prodhimin e heroinës. Materialet vinin nga Turqia përmes Kosovës dhe, pas përpunimit në Has, zbritnin në qytetet bregdetare për t’u nisur drejt Italisë.

Por opozita shprehu mosbesimin e saj mbi këto operacione. Përfaqësues të saj pohuan se qeveria dhe policia është e lidhur me drejtues të grupeve kriminale dhe nuk i arreston ata edhe kur ua tregojnë policitë e shteteve partnere.

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, tha se “policia është bërë vegël e propagandës së Edi Ramës, sepse në listën me të ashtuquajtur 300 të fortë, nuk ka asnjë emër krimineli, që drejton realisht bandat në vend”.

Ai shtoi se “Forca e Ligjit” nuk ekziston, sa kohë që asnjë bos i krimit nuk është arrestuar dhe asnjë pasuri e bosëve të krimit nuk është sekuestruar.

“Të fortët e vërtetë janë drejtuesit e organizatave kriminale, që policia e Fatmir Xhafës dhe Ardi Veliut, jo vetëm nuk i arreston, por i njofton të shkojnë në drejtim të paditur edhe kur operacionet e partnerëve ndërkombëtare i evidentojnë si bosë të krimit të organizuar në vend. Fatmir Xhafaj dhe Ardi Veliu, kanë detyrimin të informojnë qytetarët: Sa nga bosët e krimit të organizuar janë arrestuar? Sa është numri i familjeve mafioze që janë shkatërruar? Sa janë Laboratorët e Drogës që janë zbuluar nga Policia Shqiptare, pa kërkesën e partnerëve? Të konsiderosh suksese arrestimin e të moshuarve, rojeve apo shoferëve, është, më e pakta, shfokusim ndaj luftës së vërtetë me krimin” – tha zoti Alibeaj.

Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një nga kërkesat kryesore të Bashkimit Europian para se të mund të hapen negociatat me Shqipërinë për anëtarësim të plotë. /VOA

Tags: agjentëveamerikanëarrestimetfunditndihmashqiperizbulohet

TË LIDHURA

Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar
Aktualitet

Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar

22:07 | 28/06/2025
Aksident në Tushemisht, 3 pasagjerët mbeten të lënduar dhe dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident në Tushemisht, 3 pasagjerët mbeten të lënduar dhe dërgohen me urgjencë në spital

21:09 | 28/06/2025
Foshnja lihet në makinë në vapë ekstreme, policia ndërhyn dhe shmang tragjedinë
Aktualitet

Foshnja lihet në makinë në vapë ekstreme, policia ndërhyn dhe shmang tragjedinë

20:55 | 28/06/2025
Next Post
Lewandowski dhe Martinez shtangin grekët, Valencia ‘ngec’ në Zvicër (Video)

Lewandowski dhe Martinez shtangin grekët, Valencia ‘ngec’ në Zvicër (Video)

Zhbllokohet supersfida Manchester United-Juventus, ka gol dhe në Madrid (Video)

Zhbllokohet supersfida Manchester United-Juventus, ka gol dhe në Madrid (Video)

Ryshfeti 500 mijë lekë, prokurori nuk heton organizatoren e grabitjes 100 milionëshe

Ryshfeti 500 mijë lekë, prokurori nuk heton organizatoren e grabitjes 100 milionëshe

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025




TË FUNDIT

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës
Editorial - Opinione

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës

by mirseda
22:21 | 28/06/2025
0

Gjatë verës, zgjidhni ushqime të lehta për t’u tretur, me pak kalori dhe të freskëta. Shmangni sasitë...

Si po ndikon ChatGPT? Përdoruesit priren të jenë më të vetmuar

Si po ndikon ChatGPT? Përdoruesit priren të jenë më të vetmuar

22:09 | 28/06/2025
Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar

Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar

22:07 | 28/06/2025
Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

22:00 | 28/06/2025
Kontinenti europian përballet me vapë përvëluese, temperaturat shkojnë deri në 42°C

Kontinenti europian përballet me vapë përvëluese, temperaturat shkojnë deri në 42°C

21:49 | 28/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com