Pak kohë më parë, në media qarkulloi lajmi se gazetari Blendi Fevziu ishte i adoptuar, dhe ka ndërruar mbiemrin nga Bregasi në Fezviu. Ai ka hedhur poshtë këto zëra, teksa ishte i ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”, me Rudina Dembacaj.
“Ky është një vend shumë i çuditshëm. Shtëpitë atëherë llogariteshin me kurora. Dhe në shtëpinë ku rrinim ne, kishim një dhomë më tepër, në të cilën fusnim qiraxhinj.
Komunizmi fuste qiraxhinj nëpër dhoma. Dhe në momentin që qiraxhiu doli dhe ne e morëm shtëpinë, u kujtua dikush që të thoshte se këta kanë një dhomë tepër në shtëpi.
Pra meqenëse kanë një dhomë tepër, duhet t’ju fusim një qiraxhi tjetër. Atëherë unë u mora në përkujdesje nga daja i mamit, që jetonte po me ne. Në mënyrë që ai që ishte i pamartuar, të kishte në ngarkim dikë që të kishte një dhomë më vete. Kjo ishte një histori”, është rrëfyer Fevziu.