Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Zbulohen prapaskenat se si u arrit ndryshimi i Kushtetutës në Maqedoni

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Zbulohen prapaskenat se si u arrit ndryshimi i Kushtetutës në Maqedoni

Deputetët  mbrëmë në orët e vona votuan nevojën për miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Mirëpo, kjo nuk erdhi aq lehtë.

Fillimisht, Fiks në ora 12:00 dyert e Kuvendit u hapën, gazetarët zunë ulëset e tyre, por deputetët nuk hynë në sallën plenare. Kjo situatë zgjati për orë të tëra derisa nga kabineti i kryeparlamentarit Talat Xhaferi i cili po ashtu nuk kishte hyrë në sallë, erdhi njoftimi se seanca shtyhet për në ora 15:00.

Por edhe në këtë moment, dyert e sallës kryesore të Kuvendit u hapën vetëm për gazetarët, ndërsa deputetët përsëri nuk dukeshin në sallë. Kohë pas kohe ulëset e tyre i zinin vetëm disa deputet, por edhe ata pas një qëndrimi të shkurtër lëshonin sallën.

Jozyrtarisht qarkullonin njoftime se gjithçka zihej nëpër zyrat e grupeve parlamentare ku deputet të pushtetit dhe opozitës zhvillonin negociata intenzive për të mbështetur ndryshimet kushtetuese. Nga hollet e Kuvendit kohë pas kohe vinin njoftime se mungojnë vetëm një ose dy deputet.

Përsëri seanca u shty për në ora 21:00 dhe dyert e Kuvendit u mbyllën. Deputetët dhe gazetarët kësaj rradhe lëshuan edhe objektin dhe iu drejtuan lokacioneve të ndryshme jashtë institucionit më të lartë ligjvënës në vend për t’u kthyer në kohën e caktuar për vazhdimin e seancës.

Në ora 21:00 deputetët u kthyen në Kuvend, por jo të gjithë hynë në sallën plenare. Për gati një orë, as deputetët e shumicës nuk dukeshin, ndërsa pas orës 22:00 ata zunë vendet e tyre për të pritur deputetët e opozitës maqedonase.

Nga ana tjetër disa çaste para votimit, gazetarëve ju shpërnda një njoftim që nuk mbante nënshkrime, por thuhej se ishte nga një grup deputetësh nga opozita të cilët do të votojnë nevojën për ndryshime kushtetuese, por kushtëzonin votën e tyre në fazat e ardhshme.

Ata kishin vendosur katër kushte ku kërkonin të pranohet një amendament në Kushtetutë me të cilin do të garantohet identiteti maqedonas, një dispozitë që do të sigurojë se nëse Greqia nuk ratifikon marrëveshjen dhe bllokon përsëri integrimet e Maqedonisë, të shfuqizohen të gjitha ndryshimet e tjera kushtetuese.

Ndryshim në disa faza të emrit për përdorim të brendshëm, duke ndjekur procesin integrues dhe pranimin e iniciativës së kryeministrit Zaev për falje dhe pajtim nacional. Me këtë të fundit grupi i deputetëve kërkon formimin e një komisioni parlamentar që do të përpilojnë dhe propozojnë plan për pajtim kombëtar në afat prej 30 ditëve.

Vetëm disa minuta pas shpërndarjes së këtij njoftimi, kryeparlamentari Talat Xhaferi hyri në sallë dhe bashkë me të edhe deputetët e tjerë të VMRO-DPMNE-së. Kordinatori i këtyre të fundit, menjëherë pas hapjes së seancës kërkoi që votimi të jetë individual duke lexuar emrat e deputetëve, transmeton Shenja.

Xhaferi vendosi që fillimisht të zbatohet votimi elektronik ku 80 deputetë i dhanë dritë jeshile nevojës për ndryshime kushtetuese. Me insistimin e kordinatorit të VMRO-DPMNE-së, Xhaferi urdhëroi mbylljen e dyrve të Kuvendit dhe sekretarja e Kuvendit filloi votimin individual të deputetëve:

Menjëherë pas përfundimit të votimit kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi propozimin për ndryshime kushtetuese e përcolli në procedurë të mëtutjeshme, ndërsa seancën e mbrëmshme e shpalli të mbyllur. Deputetët e opozitës lëshuan të parët sallën, ndërsa ata të shumicës uruan njëri tjetrin dhe kryeministrin Zoran Zaev.

Tags: i Kushtetutësmaqedonindryshimiprapaskenatse si u arritzbulohen

TË LIDHURA

Shkarkohet presidenti i Peru, vetëm katër muaj në detyrë
Bota

Shkarkohet presidenti i Peru, vetëm katër muaj në detyrë

22:28 | 17/02/2026
Konfirmohet pjesëmarrja e Italisë në Bordin e Paqes,  Tajani:Do të jemi si vëzhgues
Bota

Konfirmohet pjesëmarrja e Italisë në Bordin e Paqes, Tajani:Do të jemi si vëzhgues

15:15 | 17/02/2026
Të paktën 28 të vrarë nga një sulm me dron në treg në Sudani, mes tyre gra dhe fëmijë
Bota

Të paktën 28 të vrarë nga një sulm me dron në treg në Sudani, mes tyre gra dhe fëmijë

19:00 | 16/02/2026
Next Post
Foto/Neymar ‘zgjedh’ futbollin, ja vendimi që merr për aktoren braziliane

Foto/Neymar ‘zgjedh’ futbollin, ja vendimi që merr për aktoren braziliane

Dha dorëheqjen Ervin Demo/ Nuk flet për plagjiaturën, por për arritjet e PS-së

Dha dorëheqjen Ervin Demo/ Nuk flet për plagjiaturën, por për arritjet e PS-së

Kotzias përlotet para Tsipras, lot gëzimi apo hidhërimi?

Kotzias përlotet para Tsipras, lot gëzimi apo hidhërimi?







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

Shkarkohet presidenti i Peru, vetëm katër muaj në detyrë
Bota

Shkarkohet presidenti i Peru, vetëm katër muaj në detyrë

by mirseda
22:28 | 17/02/2026
0

Presidenti i Perusë, José Jerí, u shkarkua nga detyra pasi Kongresi kritikoi mënyrën e tij të qeverisjes,...

Debati për Spitalin e Lushnjës — Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet Korreshit

Debati për Spitalin e Lushnjës — Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet Korreshit

22:23 | 17/02/2026
Spiropali pret Komisionin e Jashtëm të PE: 2026, vit kyç për planet me BE

Spiropali pret Komisionin e Jashtëm të PE: 2026, vit kyç për planet me BE

20:53 | 17/02/2026
Klevis Balliu takim me anëtarët e degës 16 në Tiranë: Gati për protestën e 20 shkurtit

Klevis Balliu takim me anëtarët e degës 16 në Tiranë: Gati për protestën e 20 shkurtit

20:49 | 17/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com