Njihuni me Maarit Hamalainen dhe Kimmo Kauranen. Kanë bërë afro 3100 km me furgonin e tyre nga Finlanda për të ardhur në Shqipëri. Duke kaluar në shumë shtete dhe pika doganore. Me një qëllim të vetëm, të takonin njerëzit e vërtetë të Shqipërisë dhe t’i sillnin ndihma nga vendi i tyre. Në një intervistë për Tirana Today ata rrëfejnë rrugëtimin e tyre drejt një vendi të panjohur për ta dhe përse zgjodhën Shqipërinë.
“Ne lexuam në internet për Shqipërinë, por ato janë çfarë turistët shkruajnë. Flitet për hotele të mira, vende të bukura, por jo çfarë ka pas kësaj perde. Aty është jeta e vërtetë. Nuk është kjo Shqipëria. Pas atyre perdeve, është jeta e vërtetë. Është shumë ndryshe kur e sheh në televizion dhe kur vjen këtu. Sytë e mi u hapën. Njerëzit kanë nevojë për ushqime, vende më të mira për të qëndruar. Ne kishim një kamion shumë të madh mbushur me ushqime dhe ia dhamë me duart tona. Ndaj, edhe furgonin do ta lëmë këtu, për bamirësi.
Njerëzit kanë nevojë për ushqime, vende më të mira për të qëndruar. Janë familje të mëdha që jetojnë në shtëpi shumë të vogla. Ne kishim një kamion shumë të madh mbushur me ushqime dhe ia dhamë me duart tona. Sytë e mi u hapën. Është shumë ndryshe kur e sheh në televizion dhe kur vjen këtu. Kjo është e vërteta.
Bota i krahason njerëzit në të pasur dhe të varfër, nuk e kuptoj pse. Çfarë kuptimi ka që ne kemi gjithçka dhe ato familje nuk kanë asgjë. E dimë që nuk është e mjaftueshme, por është një fillim. Ajo çfarë të gjithë duhet të bëjmë, janë bamirësi si këto. Ne nuk mund ta ndryshojmë jetën e tyre, por mund të ndihmojmë sado pak. Ndaj jo vetëm njerëzit në Finlandë, por në të gjithë botën të ndihmojnë.
Të gjithë po na jepnin dhe nëse unë do të kisha një kamion më të madh do ta sillja këtu. Duam t’i sjellim pak lumturi dhe ndoshta shpresë. Se dikush po kujdeset për to. Kur hapëm dyert e furgonit, jo 1 milion, por rreth 100 persona kërkonin. Fëmijët janë fëmijë. Ne i dhamë një top dhe ata u lumturuan shumë.”
“Shqiptarët duan veç të hanë”
Për miqtë nga Finlanda ajo çfarë i bëri më shumë përshtypje, ishte numri i madh i familjeve shqiptare. Edhe në ato raste kur kushtet ekonomike janë shumë të këqija, përsëri janë shumë fëmijë.
“Kërkesa kryesore është ushqimi. Po ashtu kujdes mjekësor, por për këtë duhet të rrimë më gjatë. Në Finlandë dy fëmijë është normale, tre është në rregull dhe katër është shumë. Por, këtu ka familje me nga pesë apo gjashtë fëmijë. Ne nuk mund ta themi që kjo është mirë apo keq, por ka shumë fëmijë. Ndaj mendojmë se kanë nevojë edhe për prezervativ.”
Ndryshe nga turistët e tjerë ata nuk duan të vizitojnë Shqipërinë për bukuritë, por të takojnë vendasit. Atë Shqipërinë tjetër. Me kamionin e mbushur me ushqime, rroba, batanije për të kaluar dimrin, ndihma mjekësore, mjete shkollore, produkte higjienike, lodra, ata vizituan mbi 50 familje në fshatrat e Shkodrës. Por, do të vijnë përsëri një herë të dytë. Këtë radhë me një furgon më të madh.
“Qëllimi kryesor është të bëjmë diçka të mirë. Atraksionet turistike janë plus. Por, unë nuk jam turist. Unë kam shkuar në Indi, Nepal, por nuk kam takuar kaq familje sa pashë në Shqipëri. Çdo shtet ka problemet e veta, edhe në Finlandë. Por, atje njerëzit kanë një sistem sigurimesh shoqërore shumë të fortë. Ndërkohë, ju këtu dëgjova që nuk keni pothuajse asgjë. Dhe kjo nuk është gjë e mirë. Turistëve që vijnë në Shqipëri i them: Shkoni në cepin tjetër dhe shihni çfarë ka aty. Kjo është Shqipëria.” TIRANA TODAY