Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Anglia i jep leksion Spanjës, shqiptarët asistojnë në fitoren e Zvicrës (Video)

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Anglia i jep leksion Spanjës, shqiptarët asistojnë në fitoren e Zvicrës (Video)

Anglia është rikthyer të zhvillojë një ndeshje të madhe dhe të dhurojë spektakël përballë Spanjës, duke e mposhtur 3-2. “Tre Luanëve” u janë dashur 37’ minuta për të ‘bombarduar’ portën e De Geas me Sterling dhe Rashford. Me këtë triumf të bukur, Anglia i afrohet Spanjës që ruan vendin e parë në grupin 4 të League A.

Ishte Raheem Sterling, i cili kishte 1102 ditë pa shënuar gol me përfaqësuesen, ai që zhbllokon rezultatin në minutën e 16’.

Në minutën e 30’ vjen goli i dytë me Marcus Rashford. Gol i cili nis nga këmbët e portierit Pickford dhe Kane bën një lëvizje fantastike për të nxjerrë Rashford të vetëm përballë De Geas dhe shënon sërish.

Ndërsa tetë minuta më pas vjen shuplaka e tretë me Sterling, për të cilin asiston sërish Kane duke vulosur një pjesë të parë superiore të ishullorëve.

Pas pushimit Spanja mundohet të reagojë dhe gjen golin e parë me sulmuesin e Borussia Dortmund Paco Alcacer. Spanja merr zemër dhe sulmon më tepër ndaj një Anglia që nuk luan me freskinë e pjesës së parë, diçka e kuptueshme duke parë avantazhin e krijuar.

Spanja tregon shpirt gare, nuk u dorëzua por doli pas pushimit duke luftuar për çdo top. Ndeshja mbeti e bukur dhe emocionuese deri në sekondat e fundit. Sergio Ramos ngushton rezultatin në sekondat e fundit të lojës, por ishte tepër vonë, Spanja duhet të pranojë humbjen.

Ndërkohë Islanda nuk ka replikuar të njëjtën paraqitje si ndaj Francës disa ditë më parë duke u mposhtur brenda në shtëpi nga Zvicra me rezultatin 2-1. Zvicra me këtë fitore kryeson grupin 2 të League A, me pikë të barabarta me Belgjikën.

Bosnje Herzegovina nuk ka zhgënjyer ndaj Irlandës së Veriut duke fituar 2-0 në shtëpi. Edhe ajo kryeson grupin 3 të League B.

Estonia dhe Hungaria kanë barazuar 3-3 dhe mbeten në vend numëro në renditjen e grupit 2 të League C. Ndërsa Finalnda ka befasuar Greqinë me fitoren 2-0. Ajo tani është në krye të grupit me katër fitore në po aq ndeshje.

Bjellorusia dhe Moldavia kanë ndarë nga një pikë në barazimin 0-0 të grupit 2 të League D. Ndërsa Luksemburgu nuk ka falur ndaj San Marinos duke fituar bindshëm 3-0. Tashmë Luksemburgu ka marrë kryesimin e grupit me nëntë pikë.

Tags: AngliaasistojnëfitorenleksionshqiptaretSpanjësVideoZvicrës

TË LIDHURA

“Shpërthim emocionesh” – Sylvinho shndërrohet në ultras, pamje nga festa pas triumfit historik
Sport

“Shpërthim emocionesh” – Sylvinho shndërrohet në ultras, pamje nga festa pas triumfit historik

17:21 | 14/11/2025
E ardhmja e Silvinjos mbetet e paqartë, por kontrata me Kombëtaren i është rinovuar.
Sport

E ardhmja e Silvinjos mbetet e paqartë, por kontrata me Kombëtaren i është rinovuar.

16:33 | 14/11/2025
Shqipëri-Angli, në Tiranë vendos drejtësi arbitri i Serisë A
Sport

Shqipëri-Angli, në Tiranë vendos drejtësi arbitri i Serisë A

15:10 | 14/11/2025
Next Post
Çfarë parashikojnë meteorologët, sot rritje e lehtë e temperaturave

Çfarë parashikojnë meteorologët, sot rritje e lehtë e temperaturave

Shpërthen ish-diplomati: Më torturuat duke dëgjuar Veliajn

Shpërthen ish-diplomati: Më torturuat duke dëgjuar Veliajn

Bien “gurë” nga qielli, stuhia e fuqishme shkatërroi gjithçka

Bien “gurë” nga qielli, stuhia e fuqishme shkatërroi gjithçka







JU REKOMANDOJMË

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Aksident në Lezhë-Milot, dy të vdekur pas përplasjes së dy makinave

Aksident në Lezhë-Milot, dy të vdekur pas përplasjes së dy makinave

10:23 | 08/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025




TË FUNDIT

SPAK padit Majlinda Bufi për presion ndaj një votuesi në zgjedhjet 2023
Politikë

SPAK padit Majlinda Bufi për presion ndaj një votuesi në zgjedhjet 2023

by mirseda
22:40 | 14/11/2025
0

Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet në ngarkim të kryebashkiakes Majlinda Bufi, duke e marrë atë të pandehur...

Hoxhaj: Do konkurroj për kryetar të PDK-së, nëse shtyhet konventa

Hoxhaj: Do konkurroj për kryetar të PDK-së, nëse shtyhet konventa

22:23 | 14/11/2025
Deputetët e Kosovës marrin 1.9 mln euro, gjatë bllokadës institucionale

Deputetët e Kosovës marrin 1.9 mln euro, gjatë bllokadës institucionale

22:06 | 14/11/2025
Rita Ora: Rritja si një fëmijë refugjat formoi gjithçka rreth asaj që jam

Rita Ora: Rritja si një fëmijë refugjat formoi gjithçka rreth asaj që jam

21:52 | 14/11/2025
Aksidente në rritje: Çdo 5 min traumë, Brataj kundër fëmijëve në sediljen e parë

Aksidente në rritje: Çdo 5 min traumë, Brataj kundër fëmijëve në sediljen e parë

21:16 | 14/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com