Analisti Fatos Lubonja, ka komentuar ngjarjet e fundit të aktualitetit në Shqipëri. I ftuar në rubrikën “Opinion” në “News24”, ai u shpreh se tashmë duhet një rezistencë e fortë. Sipas tij, nga qeveria po bëhen një zhvendosje e vëmendjes duke thënë se opozita nuk është e fortë.
Në këtë intervistë ai komentoi dhe paketën anti-shpifje që po përpunon kryeministri. Analisti e quajti njw vendim tragjik dhe grotesk.
“E shikon si një variant qesharak, grotesk dhe tragjik të enverizmit. Kjo gjë është bërë dhe në komunizëm. Dënoheshin ata që flisnin kundër”.
“Po pse kush i paguan këto parti, apo oligraktët. Hap departament shpifje dhe kush e bën shpifësi më i madh në vend. Ky është i blinduar nga ndjenja e fajit. Nuk pranon asnjë gjë kundër. Por nuk është problem ky, por ata që i rrinë mbrapa. Kemi hyrë në një fazë, kur krimi ndjell krimin”, u shpreh Lubonja.
Më tej Fatos Lubonja komentoi dhe godinën e Ar’Turbina, duke bërë thirrje për bojkot.
“Unë i bëj thirrje qytetarëve, që kush ka ndjenjë qytetarë ta bojkotojë Ar’Turbinën. Artisti nuk është vetëm për të vendosur shfaqe, por është për koshiencë. Ata artistë kanë tradhtuar koshiencën e artistit. Koshienca e parë është rezistenca, ata janë për tu bojkotuar dhe unë e kam bërë dhe nuk shkoj asnjëherë aty”, shtoi Lubonja.