Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Rrëfimi tronditës i arbitrit: Çdo ndeshje është e vendosur para se të luhet, drejtuesit…

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Rrëfimi tronditës i arbitrit: Çdo ndeshje është e vendosur para se të luhet, drejtuesit…

Belgjika është përfshirë në një skandal të madh lidhur me futbollin, pasi shumica e ndeshjeve janë të trukuara. Një arbitër, që ka preferuar të mbetet anonim ka folur për RTL dhe ka ngritur akuza të forta. Ai shprehet se nuk janë arbitrat fajtorë për këtë situatë që është krijuar në futbollin belg, por drejtuesit e klubeve të mëdha.

Nëse do të jetë në dorën e Federatës Belge të Futbollit, Sébastien Delferière dhe Bart Vertenten, nuk do të gjykojnë më asnjë ndeshje. Dy arbitrat, dy nga më të mirët e Belgjikës, akuzohen se kanë luajtur një rol kyç në skandalin e trukimit të ndeshjeve.

“Pothuajse asnjë ndeshje nuk luhet pa ndikimin nga jashtë ose pa u arritur një marrëveshje se kush do të fitojë”, ka thënë ai. “Nuk janë arbitrat që manipulojnë takimet, por drejtuesit e klubeve. Ata njihen të gjithë me njëri-tjetrin dhe arrijnë marrëveshje para takimeve: ‘do të ishte mirë po të më lije të fitoja ose do të ishte mirë nëse do të humbisja”.

Sipas arbitrit, gjithçka duket qartë në fushën e lojës nëse je i vëmendshëm. “Nëse një skuadër ka luajtur me të njëjtët lojtarë në fundjavë, papritur shfaqet me shumë të rinj në ekip ndeshjen pasardhëse. Pastaj shikon ekipe që dalin vazhdimisht para portës dhe humbin raste. Më pas vijnë gafat e portierëve, që nuk mund të ndodhin në këto nivele. Nëse ndodhin, janë të qëllimshme”.

Sipas arbitrit anonim, presidentët e skuadrave japin edhe bonuse për një ndeshje të humbur. “Ndodh nga kategoria e tretë në të parën. Asnjë arbitër nuk shkon në një ndeshje me synimin për të bërë manipulime, por ka një presion shumë të madh. Ata na lënë të kuptojmë se ne nuk kemi shumë zgjedhje”.

Arbitrat marrin shpesh mesazhe nga presidentët ose lojtarët e skuadrave të ndryshme para ndeshjeve. “Dërgojnë mesazhe të tipit: Më duhen kaq pikë dhe do të ishte mirë sikur të më ndihmoje. Ose të kërkojnë që t’i japësh një karton të verdhë, ose të mos e bësh këtë”.

Presioni ndaj arbitrave fillon që në momentin që ata shkojnë në stadium, sipas burimit anonim. “Personi përgjegjës për arbitrat na bën të kuptojmë menjëherë sesi do të shkojë ndeshja. Më pas vjen presidenti, i cili të jep dorën dhe të premton se pas përfundimit të takimit mund të shkojmë në një restorant ose të ofron bileta për koncerte, apo filma. Një korrupsion indirekt”.

Arbitrimi është një pasion, por shumë prej tyre dorëzohen. “Është shumë e vështirë ta shikosh veten në pasqyrë pas një ndeshjeje. Nuk është kjo arsyeja pse e zgjodhëm këtë profesion. Është e neveritshme ajo që na detyrojnë të bëjmë. Kjo është arsyeja pse po flas tani”, ka përfunduar burimi anonim.

Tags: arbitritdrejtuesitështëluhetndeshjepararrefimitronditësvendosur

TË LIDHURA

Mbyllet java e 18-të e Superiores, rezultatet dhe renditja
Sport

Mbyllet java e 18-të e Superiores, rezultatet dhe renditja

20:16 | 24/12/2025
Fullkrug transferohet te Milani, zbulohet numri që do të mbajë
Sport

Fullkrug transferohet te Milani, zbulohet numri që do të mbajë

19:57 | 23/12/2025
Mbyllet java e 17-të, si ndryshon renditja në Kategorinë e Parë
Aktualitet

Mbyllet java e 17-të, si ndryshon renditja në Kategorinë e Parë

17:37 | 23/12/2025
Next Post
Video+Emri/Me shpatë në dorë, ja si e grabiti shqiptari pikën e basteve

Video+Emri/Me shpatë në dorë, ja si e grabiti shqiptari pikën e basteve

Flet autori i masakrës në Mat: Ja pse ndodhi ngjarja

Flet autori i masakrës në Mat: Ja pse ndodhi ngjarja

Dosja “Hajdari”/ Izet Haxhia ka të drejtën e tij të rihapë çështjen

Izet Haxhia nxjerr emrat: Bëhuni gati trima, kam surpriza për vrasjen e Azemit!







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025




TË FUNDIT

Aksidentoi për vdekje këmbësorin në bulevard, AMP arreston policin e Patrullës
Aktualitet

Aksidentoi për vdekje këmbësorin në bulevard, AMP arreston policin e Patrullës

by mirseda
23:11 | 24/12/2025
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor M. K., me...

Nga Portokallia në Big Brother, ‘gjyshja’ 75-vjeçare futet në shtëpi

Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

22:52 | 24/12/2025
Arrestimi i pesë protestuese/ Bardhi: U rrëmbyen nga Ilir Proda me porosi të grupeve kr*minale!

Arrestimi i pesë protestuese/ Bardhi: U rrëmbyen nga Ilir Proda me porosi të grupeve kr*minale!

21:52 | 24/12/2025
Tajvani goditet nga një tërmet me magnitudë 6 ballë

Tajvani goditet nga një tërmet me magnitudë 6 ballë

21:36 | 24/12/2025
“Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë”, kardiologu i Edvin Prifti reagon pas marrjes si i pandehur

“Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë”, kardiologu i Edvin Prifti reagon pas marrjes si i pandehur

21:26 | 24/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com