Deputeti demokrat, Ervin Salianji tha se do publikohen përgjime që do tronditin opinionin publik.
Ligjvënësi publikoi më herët gjatë ditës së sotme në Facebook, një dokumenti me logon e Prokurorisë, ku paraqiteshin disa përgjime. Më pas, në emisionin “Të Paekspozuarit”, tha se është përgjimi i një telefonate të Fredi Alizotit dhe “një miku të tij”. Në dokumente, përmendet një “Taulant nga Librazhdi”, për të cilin Salianji u shpreh se bëhej fjalë për Taulant Ballën.
Në një lidhje të dyte me video me emisionin “Të Pa Ekspozuarit”, deputeti tha se këto janë përgjime që janë bërë nga prokuroria, por nuk janë cacur në Gjykatë. Sipas tij, kjo është bërë pasi organi i akuzës vepron me urdhra politikë.
Por, Salianji u zotua se “kur të dali e gjitha pjesa (e përgjimeve), gjithë opinioni do tronditet”.
“Në gjithë pjesën tjetër përmend Ardi Veliun, pako… dhe këto prokurorisë si bëri përshtypje, tha Salianji. Prokuroria është e interesuar të na hetojë ne si denoncues për shkak të kallëzimit që ka bërë një trafikant (Agron Xhafaj), s’është marrë me pjesën tjetër që ka të bëjë me qeverinë, Taulantin… i ka fshehur, pra si ka çuar në gjykatë”, tha Salianji.
“Ne kemi marrë gjithë përgjimet dhe po i investojmë vetë”, u shpreh.
“Kur bëhen përgjime në Prokurori lihen gjurmë dhe Prokuroria e ka të pamundur që numrin e Alizotit të fshijë dhe ka nxjerrë ato pjesë që i intereson”, shpjegoi deputeti demokrat.
“Më thoni një tjetër Taulant nga Librazhdi”, Salianji shpjegon përgjimet
Ervin Salianji ka dhënë detaje pas postimit të dokumenteve të publikuara më herët në Facebook, që mbanin logon e Prokurorisë dhe që sipas tij, implikojnë Taulant Ballën.
Në përgjimet e ‘imituesit’ të Agron Xhafajt, deputeti demokrat thotë se, Fredi Alizoti i thotë një mikut të tij se ka marrë një pako të mirë.
“Ka një evoluim të çështjes. Nuk bëhet më debati publik nëse ka qenë apo jo zëri i Agron Xhafajt. Ne kemi publikuar një video, e keni parë që e kam nxjerrë gjatë një debati televiziv ku aktori i fabrikuar nga qeveria pranon që e merr Ard Veliu dhe Taulanti. Këto fakte dhe prova janë të njëjta me provat e prokurorisë. Faktohen dhe nga përgjimet që ka bërë vetë prokuroria e shtetit shqiptar. Po ju them vetëm një pjesë të këtij skandali ‘Xhafaj gate’, skandalin më të madh në fabrikimin e provave për të mbrojtur një person që është vëllai i ministrit të brendshëm dhe vetë ministrin. Alizoti me nr. tel 091 në fund thotë në datën 1.6.2018 në orën 5:20 dy apo 3 orë para se të vinte në prok flet me një mikun e tij dhe i thotë 5 min dhe vjen drejt i policisë së Fierit dhe i thotë mora një pako të mirë. Unë jam person nën hetim dhe si person nën hetim mund të kem të gjitha provat. Këto janë dokumente zyrtare të Prokurorisë që kanë shkuar në gjykatë. Prokuroria ka marrë disa mjete aty këtu për të mbajtur në detyrim paraqitje Jetmir Olldashin. Në datë 29 maj thuhet ‘ça do bëjmë me atë shokun nga Librazhdi’. Dy ditë para 1 qershorit. Thotë më është ofruar një gjë e mirë nga një palë tjetër. ‘Taulanti nga Librazhdi’”, deklaroi Salianji në “Tëpaekspozuarit”.
I pyetur nga drejtuesi i emisionit Ylli Rakipi nëse bëhet fjalë për deputetin e PS Taulant Balla, Salianji tha ‘më thoni një tjetër Taulant nga Librazhdi’.