Mbrëmjen e të dielës rreth orës 23:10 në shtëpinë e Ramazan Muçës, gjyshit të Xhisiela Malokut, u vendos tritol. Në një intervistë për Tirana Today, Xhisiela u shpreh se sulmi ka qenë politik. Ajo akuzon Partinë Demokratike, duke thënë se nuk i njeh 9 të shoqëruarit nga policia. Në momentin e ngjarjes Xhisiela telefonoi kushëririn e Rexhep Rrajës, djalit të deputetit socialit Rrahman Rraja.
“Nuk e di nëse do të bëjnë diçka më të madhe. Unë ndihma e parë që kam kërkuar ka qenë te kushëriri i djalit të Rrahmanit. Ai më tha që do të vinte patjetër, por tha se mediat mund ta marrin sikur po vinte për kërcënim. Absolutisht që nuk jam kërcënuar asnjëherë nga ato, i kam miq shumë të mirë. Unë te Rexhepi në burg nuk kam shkuar, por edhe mund të shkoj. Pasi ne i kemi sqaruar të gjitha.
Nuk e kam pranuar urdhrin e mbrojtjes nga policia sepse sapo mu dha urdhri, dolën lajme që është e kërcënuar nga ato. Nuk kam pasur asnjëherë nevojë për urdhër mbrojte. Tani që ndodhi kjo ngjarja nuk e di nëse do e kërkoj urdhrin e mbrojtjes. Familjarët janë të trembur, kurse unë nuk frikësohem.” TIRANA TODAY