Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Qytetarët të frikësuar: Policia bën sehir në ish-Bllok, s’dimë nga na vjen plumbi

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT
Qytetarët të frikësuar: Policia bën sehir në ish-Bllok, s’dimë nga na vjen plumbi

Një përplasje me armë ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit, solli vdekjen e shtetasit Fabjol Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato. Ngjarja ndodhi në zonën e ish-Bllokut, në rrugën “Ibrahim Rugova”. Sipas deklaratës së policisë, pista kryesore është ngacmimi i këngëtares Elvana Gjata.

Por, përsëri uniformat blu po hetojnë edhe pista të tjera, të cilat lidhen me borxhe apo pagesa të pakryera. Ndërkohë vazhdojnë kontrollet në terren për kapjen e tre personave të shpallur në kërkim për përplasjen me armë.

Teksa policia zbulon detaje të tjera nga ngjarja e ndodhur në zonën më të frekuentuar të kryeqytetit, gjendja duket se është kthyer në normalitet.

Qytetarët të trembur

Lokali ku ndodhi ngjarja vazhdon të jetë i mbyllur, por punonjëset u shprehën për Tirana Today se do të rihapet së shpejti. Por, kalimtarët thonë se janë të frikësuar nga ngjarje të tilla.

“Ne e frekuentojmë shumë zonën e Bllokut dhe jemi me fat që nuk na ka ndodhur asgjë. Se kështu si është bërë, është shumë e rrezikshme. Madje edhe rruga ku kalojmë, është e rrezikshme.

Në Shqipëri personat me precedent penale lëvizin lirisht në publik, madje edhe të armatosur. Ku ke postbllok këtu, e marrin e fusin në makinë dhe askush nuk i ndalon apo kontrollojë. Që ka banda ajo është e sigurt, kanë shumë lekë dhe lëvizin me armë gjithmonë. Konfliktet e tyre kështu i zgjidhin.”

“Të gjitha zonat njësoj janë, shumë të rrezikshme. Persona të cilët janë me precedent penale duhet të jenë gjithmonë në vëzhgim nga policia.”

Qytetarët shprehen për Tirana Today se policia toleron personat të cilat janë të lidhur me krimin, duke i bërë të ndjehen edhe më të pasigurt.

“Po të ndodhesha në një mjedis ku do të kishte shkëmbim zjarri, sigurisht që do të frikësohesha shumë. Por, këtu është qelbur peshku nga koka.”

“Këtu mund të ndodhë në çdo moment një e papritur. Dhe kjo e papritura sigurisht që na ka frikësuar. Nuk pimë dot një kafe dhe nuk dihen nga na vjen plumbi. Të rrijë gjithë kjo polici në Bllok dhe të merret vetëm me gjoba?! Vjen polici, sheh çfarë makine ke dhe më pas shkon e pi kafe. Të ndodhë ngjarja në Bllok, sidomos që vijnë njerëz të inkriminuar dhe policia të mos e dijë?! Kjo është më e tmerrshme,” shprehen qytetarët. TIRANA TODAY

Tags: Eljon HatoErvis MartinajFabjol Gaxhafrikësuarish-Bllokupoliciaqytetaret

TË LIDHURA

Dyshohet se morën ryshfet për zbutje masash/ SPAK merr të pandehur dy ish-prokurorë të Prokurorisë
Aktualitet

Dyshohet se morën ryshfet për zbutje masash/ SPAK merr të pandehur dy ish-prokurorë të Prokurorisë

19:53 | 23/12/2025
Spiropali takohet me Ahmetin në Tetovë: Mbështetim angazhimin konstruktiv të politikës shqiptare
Aktualitet

Spiropali takohet me Ahmetin në Tetovë: Mbështetim angazhimin konstruktiv të politikës shqiptare

19:19 | 23/12/2025
“Fshehu mbi 172 mijë € pasuri”, Prokuroria ngre akuzë ndaj Shpend Ahmetit
Kryesore

“Fshehu mbi 172 mijë € pasuri”, Prokuroria ngre akuzë ndaj Shpend Ahmetit

19:11 | 23/12/2025
Next Post
Basha për denoncimin e Xhiseilës: Gjithë shteti përballë një jetimeje

Basha: Koncesionet korruptive dhe PPP-të po e mbysin ekonominë (video)

Memushaj dhuron asist fantastik, Pescara merr kryesimin (Video)

Memushaj dhuron asist fantastik, Pescara merr kryesimin (Video)

“Perla” e Enis Bardhit i dhuron fitoren Levantes (Video)

“Perla” e Enis Bardhit i dhuron fitoren Levantes (Video)







JU REKOMANDOJMË

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019




TË FUNDIT

Akuza të reja për përdhunim dhe sulm seksual, Russell Brand në telashe të tjera, i shtohen akuzat
Showbizz

Akuza të reja për përdhunim dhe sulm seksual, Russell Brand në telashe të tjera, i shtohen akuzat

by mirseda
19:59 | 23/12/2025
0

Policia Metropolitane ka njoftuar se Russell Brand është akuzuar për dy vepra të reja penale, përfshirë një...

Fullkrug transferohet te Milani, zbulohet numri që do të mbajë

Fullkrug transferohet te Milani, zbulohet numri që do të mbajë

19:57 | 23/12/2025
Dyshohet se morën ryshfet për zbutje masash/ SPAK merr të pandehur dy ish-prokurorë të Prokurorisë

Dyshohet se morën ryshfet për zbutje masash/ SPAK merr të pandehur dy ish-prokurorë të Prokurorisë

19:53 | 23/12/2025
Spiropali takohet me Ahmetin në Tetovë: Mbështetim angazhimin konstruktiv të politikës shqiptare

Spiropali takohet me Ahmetin në Tetovë: Mbështetim angazhimin konstruktiv të politikës shqiptare

19:19 | 23/12/2025
“Fshehu mbi 172 mijë € pasuri”, Prokuroria ngre akuzë ndaj Shpend Ahmetit

“Fshehu mbi 172 mijë € pasuri”, Prokuroria ngre akuzë ndaj Shpend Ahmetit

19:11 | 23/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com