Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, ka vizituar ambientet e një fabrike.
Ai ka postuar një video në rrjetin e tij social “Facebook”, një video ku shkruan:
“ERTV Live? : Durrës – Një prej fabrikave të mëdha me cikël të mbyllur, e specializuar në prodhim dhe eksport të veshjeve për emrat ndër më të njohurit në tregun evropian. Falë lehtësimeve fiskale e administrative të qeverisë në vitet e fundit në mbështetje të biznesit, sipërmarrja ka zgjeruar kapacitetet prodhuese, ka rritur numrin e punonjësve e po ashtu ka njohur dhe një rritje domethënëse të pagave?”.
Por, të menjëhershme kanë qenë komentet nga ana e qytetarëve. Ata i kërkojnë kreut të qeverisë që t’i pyesë punonjësit se sa paguhen. Sipas tyre shumica e të punësuarve në Shqipëri shfrytëzohen në punë.
Qytetarët u shkruajnë se gratë, burrat, vajzat dhe djemtë që punojnë nëpër fasoreri paguhen me 180-mijë lekë në muaj.
Më tej qytetarët i kanë shprehur shqetësimin se në shumicën e fabrikave punohet pa siguri. Sipas tyre, siguria në punë është shumë e ulët. Më tej një qytetar i sugjeron Ramës, që të pyesë kryebashkiakun e Durrësit se si torturohen punonjësit nëpër fabrika. Lidhur me gjithë këto reagime, kreu i qeverisë nuk ka heshtur. Ai vetë ka zgjedhur t’u përgjigjet disa prej komenteve. Ai y thotë qytetarëve se është në dijeni se sa paguhen të punësuarit.