Ish-kryeministri Berisha, ka reaguar me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, në lidhje me masakrën që ndodhi mbrëmjen e djeshme.
Në shenjë këmbane alarmi, ai bën me dije se sot në kryeqytet janë mbledhur ministrat e brendshëm të BE. Por për ironi, kjo ngjarje u përshëndet me një krim të rëndë në Tiranë.
Sipas tij, Tirana dikur epiqëndër e krimit politik, sot është dhe epiqendra e krimit të organizuar shtetëror shqiptar. Ai po kështu thekson se vrasësit u larguan të qetë nga vendi i ngjarjes, për të darkuar pak me tutje me ndonjë pushtetar, dhe narkopolicë.