Pas një hetimi tre mujor, policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë dy shtetas të moshës 29 dhe 37-vjeç, si dhe është shpallur në kërkim një 43-vjeçar, pasi merrnin rryshfet. Të tre inspektorët, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shpërdoruar detyrën, kërkonin dhe ju merrnin ryshfet bizneseve gjatë inspektimit të tyre, shuma në vlera monetare që shkonin deri në 200 000 lek për çdo rast.
“Nga strukturat e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi proaktiv 3 mujor për veprat penale “Korrupsion pasiv personave që ushtrojnë funksione puplike”, “Korrupsion aktiv i personave që ushtojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim të detyrës”, u arrestuan në flagrancë shtetasit Gentian Elezi, 29-vjeç, banues në Tiranë; Artan Kroj 37-vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit P.H., 43-vjeç.
Në ngarkim të tre shtetasve të mësipërm, me detyrë Inspektor të Hetimit Tatimor në Drejtorinë Rajonale të Tatim Taksave Tiranë, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, per nenet 259, 244, 248 e 25 të Kodit Penal.
Të lart-përmendurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shpërdoruar detyrën kërkonin dhe ju merrnin ryshfet bizneseve gjatë inspektimit të tyre, shuma në vlera monetare që shkonin deri në 200 000 lek për çdo rast”.
Nga ana e policisë, vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.