E shtunë, 23 Janar, 2021
12 C
Tirana

“Gjoba” deri në 200 mijë lekë për bizneset, zbardhet plani i inspektorëve të prangosur

Pas një hetimi tre mujor, policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë dy shtetas të moshës 29 dhe 37-vjeç, si dhe është shpallur në kërkim një 43-vjeçar, pasi merrnin rryshfet. Të tre inspektorët, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shpërdoruar detyrën, kërkonin dhe ju merrnin ryshfet bizneseve gjatë inspektimit të tyre, shuma në vlera monetare që shkonin deri në 200 000 lek për çdo rast.

“Nga strukturat e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas  një hetimi proaktiv 3 mujor për veprat penale “Korrupsion pasiv personave që ushtrojnë funksione puplike”, “Korrupsion aktiv i personave që ushtojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim të  detyrës”, u arrestuan në flagrancë shtetasit Gentian Elezi, 29-vjeç, banues në Tiranë; Artan Kroj 37-vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit P.H., 43-vjeç.

Në ngarkim të tre shtetasve të mësipërm, me detyrë Inspektor të Hetimit Tatimor në Drejtorinë Rajonale të Tatim Taksave Tiranë, Gjykata e  Shkallës së Parë Durrës kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, per nenet  259, 244, 248 e 25 të Kodit Penal.

Të lart-përmendurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shpërdoruar detyrën kërkonin dhe ju merrnin ryshfet bizneseve gjatë inspektimit të tyre, shuma në vlera monetare që shkonin deri në 200 000 lek për çdo rast”.

Nga ana e policisë, vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lexo edhe :   Lejuan ndërtime pa leje, pranga dy zyrtarëve të Bashkisë së Kamzës (Emrat)
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Pse Basha fshihet çdo 21 janar?

Nga: Mero Baze Është bërë traditë, sa herë flitet për krimin e vrasjeve të 21 janarit, në ekran shfaqet Sali Berisha që mburret që ka...

Deri 1 miliardë dollarë grami, ja kush janë elementet më të shtrenjtë në botë

Elementet kimikë janë blloqe ndërtimi të gjithçkaje që shohim rreth nesh. Deri tani njihen 118 elementë, 94 prej të cilëve janë në gjendjen e...

Zhdukja e biznesmenit Pecorelli në Shqipëri, Prokuroria italiane nis hetimet

Prokuroria e Peruxhas ka nisur hetimet për zhdukjen e biznesmenit italian Davide Pecorelli. Makina që ish-arbitri kishte marrë me qira u gjet e djegur...

Blerja e 300 mijë maskave për ushtrinë, SPAK nis hetimet për ministren Xhaçka

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, (SPAK) ka nisur hetimet për ministren e Jashtme, Olta Xhaçka. Hetimi lidhet me me dy tendera...

Masakrimi i çiftit Pasho në Itali, nën hetim edhe dy persona të tjerë (Emrat)

Misterit të vrasjes dhe masakrimit të çiftit Pasho në Itali, i janë shtuar edhe 2 persona të tjerë duke e çuar në 3 listën...